Të gjithë në radarët e Amerikës

Postuar në 14 Prill, 2023 10:24

Tentakulat amerikane të mbajtjes nën vëzhgim dhe mbledhjes së informacionit shtrihen në të gjithë planetin, me synimin për të qenë në dijeni të të gjitha sekreteve që i atribuohen konfliktit ruso-ukrainas dhe aktiviteteve të emisarëve të Moskës. Rrjedhja e dokumenteve konfidenciale ushtarake ditët e fundit, tregon, sipas Washington Post, se radarët amerikanë ishin të orientuar drejt aktorëve pak a shumë të përfshirë në konflikt, duke filluar nga vendet më të vogla e deri te Kombet e Bashkuara.

Ukrainë

Nën lupën amerikane dobësitë në mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe problemet e mundshme të furnizimeve me municion. Një fotografi e fundit e shkurtit e marrë nga Pentagoni shpjegon se "kapaciteti i Ukrainës për të ofruar mbrojtje ajrore me rreze të mesme për të mbrojtur linjat e frontit do të reduktohet ndjeshëm deri më 23 maj". Një tjetër raport "tepër sekret" ofron një vlerësim të zymtë të kundërsulmit të parashikuar të Ukrainës, duke paralajmëruar se ka të ngjarë të rezultojë në "fitore modeste territoriale, shumë më poshtë" se objektivat e Kievit.

Rusia

Duke depërtuar në inteligjencën ruse, Shtetet e Bashkuara ia dolën ta paralajmëronin Ukrainën për sulme të afërta. Dokumentet i referohen gjithashtu planifikimit të brendshëm të GRU, agjencisë së inteligjencës ushtarake të Rusisë, dhe Ëagner Group, armët me qira të Moskës, çka lë të kuptohet se të dyja ishin komprometuar nga hakerat e Uashingtonit.

Kina

Dokumentet përfshijnë analiza të rreziqeve në shkallë të gjerë që paraqet Kina, duke përfshirë gatishmërinë e Pekinit për të dërguar armë vdekjeprurëse në Rusi dhe detaje të një testi eksperimental të armëve hipersonike të kryer nga Kina në shkurt, DF-27 i cili fluturoi për 12 minuta në mbi dy mijë kilometra dhe ka një “probabilitet të lartë” për të depërtuar në sistemet e mbrojtjes balistike amerikane. Një dosje e publikuar në shkurt pretendon gjithashtu se një sulm ukrainas në tokën ruse duke përdorur armë të NATO-s mund ta tërheqë Pekinin në luftë.

Egjipti

Një dokument i datës 17 shkurt përmbledh bisedat e supozuara midis al-Sisi dhe zyrtarëve të lartë ushtarakë egjiptianë që i referohen planeve për të furnizuar Rusinë me municion artilerie dhe barut. Në dokument, presidenti urdhëron që prodhimi dhe dërgesa e raketave të mbahen sekret "për të shmangur problemet me Perëndimin".

Irani

Agjencitë amerikane po monitorojnë prodhimin dhe prokurimin e armëve të Teheranit, ndërsa një raport tepër sekret i referohet përpjekjeve për të monitoruar një vizitë të afërt të Rafael Grossit, kreu i IAEA.

Hungaria

Një "përditësim i CIA-s" thotë se Viktor Orban i ka identifikuar Shtetet e Bashkuara të Joe Biden (marrëdhëniet me Donald Trump ishin të përzemërta) si një nga "tre kundërshtarët kryesorë" të partisë së tij. Deklarata u pa si një përshkallëzim thelbësor në nivelin e retorikës anti-amerikane.

Serbia

Një dokument i inteligjencës amerikane i zbuluar së fundmi duket se tregon se vendi ballkanik ka furnizuar me armë vdekjeprurëse Kievin. “Serbia nuk ka dërguar armë në Ukrainë dhe të gjitha akuzat e publikuara për këtë temë janë lajme të rreme – është përgjigja e ministrit të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç.  Dikush padyshim synon të tërheqë Serbinë në atë konflikt”.

Korea e Jugut

Seuli është në radarin e SHBA-së pasi fillimisht e priti me mosbesim kërkesën e Uashingtonit për të dërguar municion artilerie në Ukrainë. Inteligjenca e vendit aziatik ishte e shqetësuar se kërkesa mund të shkaktonte acarim në Moskë.

Turqia

Ajo dyshohet se u kontaktua nga Wagner për të marrë armë dhe pajisje "me të cilat do të mbështeste aktivitetet e grupit të Yevgeny Prigozhin në Mali dhe Ukrainë". Nuk dihet nëse Turqia e dinte këtë apo nëse marrëveshja rezultoi me sukses.

Kanadaja

Zarya, një grup hakerësh pro-rus, i dha dokumente më 25 shkurt një oficeri të dyshuar të agjencisë së inteligjencës të Moskës Fsb, i cili tha se ata kishin fituar akses në rrjetin e infrastrukturës së gazit të Kanadasë dhe, ndër të tjera, mund të aktivizonin gjendjen e emergjencës në sitin e shpërndarjes. FSB besonte se kjo mund të shkaktonte një shpërthim. Nuk është e qartë nëse ka ndodhur një episod i tillë.

Haiti

Emisarët e grupit Wagner kishin planifikuar që në fund të shkurtit të shkonin fshehurazi në Haiti për të vlerësuar një marrëveshje të mundshme me qeverinë dhe për të luftuar bandat kriminale që kontrollojnë zona të mëdha të kryeqytetit, sipas modelit të asaj që ndodhi në Mali. Në tetor, kryeministri Ariel Henry bëri thirrje për vendosjen e një force të huaj sigurie për të frenuar dhunën e bandave, por SHBA dhe aleatët nuk kanë treguar prirje për t'u marrë me të, megjithëse një fraksion i republikanëve po nxit ndërhyrjen. Qeveria e Port-au-Prince mohon çdo kontakt me emisarët e Prigozhin.

OKB

Shtetet e Bashkuara besojnë se Antonio Guterres po i krijon komoditet Moskës. Uashingtoni ka monitoruar nga afër sekretarin e Përgjithshëm, veçanërisht komunikimet private me zëvendësin e tij. Një korrespondencë fokusohet në veçanti në marrëveshjen e grurit, të ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia dhe sugjeron se sekretari ishte aq i shqetësuar për të ruajtur marrëveshjen, saqë tregohej i gatshëm të kënaqte interesat e Rusisë.

Comments

Submitted by dori (not verified) on

perhere, kur trajtohen ceshtje te tilla, me vjen ne mendje kjo pyetje: po sikur te mos ishte amerika kjo qe eshte, por nje vend i zakonshem qe sheh hallin e vet?!
Imagjinoni nje bote pa SHBA-ne, ose me SHBA-ne, bie fjala, te pasur e te fuqishme ekonomikisht si Gjermania, por pa kete rol qe luan sot ne bote! Kina eshte ne ekspansion te pandalshem ekonomikisht; heret a vone, kjo do te pasohet edhe me ate politik, - bile po ndodh tani, shihni c'po bohet ne Afrike, ku sipermarresit (komuniste!) kineze i trajtojne si skllever a kafshe punetoret vendas - sepse kjo eshte nje aksiome ne gjeopolitike; eshte e pashmangshme; c'ka do te thote imponimi i nje modeli tejet problematik ne raport me ate nivel te drejtash dhe lirish qe ka arritur bota perendimore dhe qe jane edhe kulmi i arritjeve te vete njerezimit deri me sot. Jo vetem Kina, por po kemi edhe fuqi te tjera qe po duan te imponohen; te gjitha jo-demokratike...
Shkurt e thjeshte: SHBA, vendi me i madh demokratik ne bote, e ka te pamundur te mos luaje loje "te piset" ndaj ketyre lojtareve tejet problematik me demokracine apo qe nuk i lidh gje me te. Eshte naivitet te mendosh ndryshe; kurse per ata qe aspirojne me te vertete demokracine, lirine dhe te drejtat e arritura deri me sot, do te ishte thjeshte mosmirenjohje.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.