Një hap nga konflikti botëror
Gjermania është vënë në qendër të një presioni në rritje nga aktorët perëndimorë pasi ka refuzuar deri më tani të furnizojë Ukrainën me tanke të modelit “Leopard”. Një takim i përfaqësuesve të 50 vendeve në bazën e Ramstein në Gjermani nuk ka nxjerrë gjë në dritë dhe nuk ka bindur Berlinin të bëjë një dërgesë që do të thotë deklaratë lufte ndaj Kremlinit. Sipas “Politico” kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar në takime private me ligjvënës amerikanë se Gjermania nuk do të dërgojë tanke të këtij lloji në Ukrainë, nëse SHBA nuk e hedh këtë hap e para.
Aktualisht Britana e Madhe dhe Franca kanë dërguar tanke në Ukrainë, ndonëse Franca një model disi të vjetër. Dërgesa është sinjal se Perëndimi është përfshirë tashmë në operacion logjistik me natyrë strategjike në Ukrainë, çka është një hap larg nga kundërveprimi rus. Nxitimi për këtë çështje ka dy aspekte: së pari për unitetin e Perëndimit dhe eliminimin e hezitimit gjerman që ka arsye shumë të thella. Dhe së dyti për të përgatitur mbrojtjen ukrainase përpara asaj që po njoftohet si mësymje ruse e pranverës.
Lajme të tilla vijnë në një kontekst të ndezur politik kur p.sh kreu i Politikës së Jashtme të BE-së, Borrell ka deklaruar në një intervistë për “El Diario” se Europa e ka tejkaluuar varësinë nga gazi rus, diçka që i dhemb veçanërisht Gjermanisë e lënë me gisht në gojë edhe me projektet e reja franko-spanjolle për gazin nga Afrika.
Lidhur me këto përgatitje kreu i Dumës ruse, Vyacheslav Volodin ka deklaruar se ato po çojnë drejt një shkatërrimi dhe fatkeqësie globale.
Me vendimet e tyre Washingtoni dhe Brukseli po e çojnë botën drejt një lufte shkatërrimtare – drejt operacioneve ushtarake që do të jenë shumë ndryshe nga çfarë kanë parë deri më tani, kur është sulmuar vetëm infrastruktura kritike ushtarake e Kiebit. Nisur nga superioriteti teknologjik i armëve ruse, politikanët perëndimorë që kanë marrë vendime të tilla duhet të kuptojnë se kjo mund të çojë në një shkatërrim glopbal që do të asgjësonte vendet e tyre
është shpreur Volodin.
Add new comment