Kina pa dorashka diplomatike: Mos e kruani me Rusinë
"Bëni kujdes. Nëse doni një Rusi të rrezikshme, dijeni se mund të jetë shumë e rrezikshme”. Nuk duket aspak si gjuha e një diplomati, e megjithatë është. Fraza është shkëputur nga biseda në Moskë mes ambasadorit kinez në Rusi, Zhang Hanhui, dhe kolegut të tij italian, Giorgio Starace. Hanhui e ka pritur në ambasadë homologun italian dhe gjatë bisedës është shmangur pak nga gjuha e latuar diplomatike. Detajet siç shkruan Corriere, janë raportuar më pas nga ambasadori në Ministrinë e Jashtme të Italisë.
Ambasadori kinez në Moskë flet për "një konflikt të shkaktuar nga Shtetet e Bashkuara për të dobësuar Vladimir Putinin dhe për të shkatërruar marrëdhëniet midis BE-së dhe Rusisë". Ai pretendon se veprimet ushtarake janë pasojë e zgjerimit të vazhdueshëm të NATO-s në Lindje, e mbështetjes së ofruar nga Perëndimi për riarmatimin e Kievit, "i cili po punonte për ndërtimin e raketave me rreze veprimi prej dy mijë kilometrash".
Biseda bëhet menjëherë “shumë e sinqertë”, dhe në dokumentin e “paklasifikuar” dërguar Romës, Starace fokusohet në pikëpamjet e diplomatit kinez, i cili flet për një Evropë dritëshkurtër, e paaftë për të mbrojtur interesat e saj bazë, pa autonomi dhe e cila duke furnizuar Ukrainën me armë do ta shtyjë Moskën drejt përshkallëzimit ushtarak. Dhe pikërisht në këtë pikë ai thotë: “Kini kujdes. Nëse doni një Rusi të rrezikshme, dijeni se mund të jetë shumë e rrezikshme”.
Megjithatë, biseda reflekton qasjen reale të Kinës në raport me konfliktin.
Duke i dhënë armë Ukrainës, i hidhet benzinë zjarrit dhe më pas na kërkoni ndihmë për ta shuar këtë zjarr. Nuk është e drejtë dhe nuk është as në interesin tonë. Ukraina është shumë larg nesh
Add new comment