Kina: Koncepti i ri Strategjik i NATO-s promovon konfliktin
Kina ka reaguar publikisht ndaj dokumentit të adoptuar nga NATO në Samitin e Madridit. Sipas Konceptit Straegjik, Rusia konsiderohet si kërcënim kryesor dhe pas saj Kina përkufizohet si rrezik. Lidhur me dokumentin e grupit të ri armiqësor, Pekini zyrtar ka përcjellë një reagim të vetin, përmes të cilit shpreh shqetësime serioze.
I ashtuquajturi Koncepti i ri Strategjik i NATO-s injoron faktet, deformon të vërtetën, stigmatizon politikën e jashtme të Kinës, bën deklarata të papërgjegjshme rreth zhvillimeve natyrale ushtarake të Kinës dhe politikës së vet të mbrojtjes, promovon konfliktin dhe konfrontimin, është i mbushur me mentalitetin e Luftës së Ftohtë dhe paragjykime ideologjike
ka deklaruar zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Zhao Lijian.
Ai ka vënë në dukje se Kina nuk ka pushtuar ndonjëherë ndonjë vend dhe asnjëherë nuk i është bashkuar blloqeve ushtarake. Koncepti i ri Strategjik përmendi Kinën si kërcënim për herë të parë që nga themelimi i NATO-s, duke gjetur termin sfidë sistemike për Perëndimin.
Add new comment