Pakti detar i 2009-ës teorikisht mund të përsëritet në Arbitrazh

Postuar në 17 Shtator, 2020 02:00

Njoftimi i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se zgjidhja e çështjes së kufirit detar me Greqinë mund t’i adresohet një Gjykate Ndërkombëtare, shtron për diskutim vlerën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010 që rrëzoi një marrëveshje dypalëshe për këtë qëllim. Pyetja është nëse shqyrtimi gjyësor e mandej vendimi i një trupe ndërkombëtare do të konsiderojë vendimin e Gjykatës sonë si rrethanë cilësuese apo të rëndësishme në ndarjen e kufirit detar dhe shelfit kontinental mes Shqipërisë dhe Greqisë, apo është tërësisht e pavarur në vendimin e vet. Juristi i Partisë Socialiste, Denar Biba, mendon se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë nuk ka kurrfarë fuqie apo vlere në këtë kuadër pasi ai vlen vetëm për një objekt të caktuar të një marrëveshjeje të caktuar. Thotë Biba në një koment të vetin në rrjetet sociale:

Në debatin për jurisprudencën, edhe sot e kësaj dite ka qëndrime të ndryshme përsa i përket detyrueshmërisë së “ratio decidendi”(bazës arsyestuese - shën. red) të një vendimi gjyqësor të formës së prerë.

Në dispozitiv, ai vendim shprehet për “shfuqizimin e marrëveshjes”. De jure dhe pa asnjë debat, ai vendim ka fuqi vetëm në lidhje me atë çështje. Lindi një konflikt, u identifikuan dy palë, objekti ishte një marrëveshje, marrëveshja në fjale, e cila ka një përmbajtje të njohur e të identifikueshme, kaloi në filtrin e kushtetutshmërisë dhe dështoi ta kalonte. Nuk është fare rasti e as mundemi të diskutojme arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese.

Komenti im është në lidhje me forcën e atij vendimi. Ai vendim e kreu misionin e tij. Shfuqizoi një marrëveshje. Kaq. Nuk ka më asnjë forcë detyruese sepse objekti i atij vendimi nuk ekziston më. Afermendsh, ratio decidendi i shpalosur aty, në parim, duhet të shërbejë si udhëzues për marrëveshjen e re, por formalisht nuk është detyrues.

Gjykata e Hagës, apo një gjykatë tjetër apo tribunal arbitrazhi, s’ka asnjë detyrim t’i referohet vendimit në diskutim. Vendimi as hidhet në kosh, as shndërrohet në Bibël a Kuran. Ai vlen për aq sa vlen. Ka qenë dhe do të mbetet historik.

Nëse arrihet në një marrëveshje tjetër, TË RE, përmes edhe një strukture ndërkombëtare, ajo sërish mund të ankimohet në GjK. Do të kemi një vendim TË RI.

Por i vjetri, e ripërsëris, e ka përfunduar qëllimin e tij. Tashmë i përket historisë dhe doktrinës

Pra teorikisht një Gjykatë Ndërkombëtare mund të ripërsërisë termat e të njëjtës marrëveshjeje duke sugjeruar që ajo është shumë e mirë dhe vendos drejtësi për të dyja palët. Mundet të ndodhë që disa çështje, si p.sh vlera e plotë e ishujve të konsiderohet e drejtë dhe kështu sërish ne të jemi para të njëjtit fakt kushtetues. Biba na thotë se do të duhet një padi e re, por këtu problemi del nga suaza juridike për të hyrë në domenin politik. Kush do ta bëjë këtë padi? Opozita do të kishte rastin të konfirmonte bindjen e vet se marrëveshja e vitit 2009 është optimale, qeveria do të ishte në pozitën paradoksale që kundërshton një vendim që e kërkon vetë.

Ndaj ky interpretim duket se lë me gisht në gojë patriotitët e vërtetë që nuk duan që deti të falet. Edhe pse një debat teorik është e rëndësishme të theksohet se as Greqia deri më sot nuk ka preferuar rrugën e Gjykatës, ndaj opsionet në tryezë ndoshta janë disa.  

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Kete gjetet te citoni?! Qe iu pushua ceshtja nga prokuroria se nuk mund te pyetej gjyqtari i GJEDNJ ndaj te cilit kishte tentuar te ushtronte ndikim te paligjshem. Ler pastaj perlat si kryetar e zv/kryetar i KQZ. Njeri pa etike profesionale, te pakten.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.