komenti
Pakti detar i 2009-ës teorikisht mund të përsëritet në Arbitrazh
Njoftimi i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama se zgjidhja e çështjes së kufirit detar me Greqinë mund t’i adresohet një Gjykate Ndërkombëtare, shtron për diskutim vlerën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2010 që rrëzoi një marrëveshje dypalëshe për këtë qëllim. Pyetja është nëse shqyrtimi gjyësor e mandej vendimi i një trupe ndërkombëtare do të konsiderojë vendimin e Gjykatës sonë si rrethanë cilësuese apo të rëndësishme në ndarjen e kufirit detar dhe shelfit kontinental mes Shqipërisë dhe Greqisë, apo është tërësisht e pavarur në vendimin e vet.
Gazeta “DITA” dhe komenti i panxjerrë
Mendoj se nuk është tragjedi mosnxjerrja e një komenti nga njëra apo tjetra gazetë. Mua më ka ndodhur disa herë të mos mi nxjerrin komentet, dhe kryesisht me MAPO-n dhe DITA-n. Që të mendosh se këto komente të panxjerra kanë humbur përgjatë rrugës, kjo tezë bie shpejt, pasi 1. nuk bëhet fjalë për komentet me pseudonim, të cilat përbëjnë shumicën e komenteve të mia, por bëhet fjalë kryesisht për komentet me emër dhe mbiemër, të cilat përbëjnë vetëm 1-2 % të tyre, dhe 2. bëhet fjalë për ato komente ku trajtohen tema të rëndësishme, të vetmet këto ku unë jap emrin dhe mbiemrin.
Tallje me të gjithë!
Zyra e kryeministrit përcolli një reagim të kreut të qeverisë lidhur me raportin e Task Forcës së ministrave teknikë për zgjedhjet e 25 qershorit. Dokumenti që u prodhua si rezultat i marrëveshjes së 18 majit po kalohet me komente të shkruara, pa pritur të prezantohet ende zyrtarisht. Kryeministri që u mbyll bashkë me Lulzim Bashën për disa orë, duke na u shfaqur si shpëtimtarë të përplasjes civile dhe mentorë të një kulture të re politike, tani kanë komoditetin të tallen me të gjithë.
Ja se çfarë shkruan kryeministri në reagimin e tij:
Mësoni anglisht për të marrë vesh qëndrimin e Shqipërisë në Samitin e Triestes
Nëse të gjithë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë dalë në mediat e vendeve të tyre dhe kanë sqaruar se çfarë mendojnë për Samitin e Triestes, apo idenë e Zonës Rajonale Ekonomike, kryeministri i Shqipërisë, preferon ta bëjë këtë përmes mediave në SHBA dhe në anglisht. Madje, jo duke folur për vendin e tij, por pë Ballkanin.
2017, kaos total në Shqipëri
Fatos Lubonja është një kritik i Edi Ramës dhe qeverisjes së tij. Madje pa e tepruar, si me shumëkënd që merret me opinionin politik, Lubonja bashkon në qëndrimet e veta si premisë edhe antipatinë thuajse organike për kryeministrin. Ky është efekti jopozitiv i Edi Ramës që prodhon refluks të madh mbi të dhe qëndrimet e personalizuara mbi shtetin. Sot në një koment të bërë në studion e "News24", Lubonja deklaron se teza e PD-së për përplasje është realiste.
Trump: Shpresoj që Clinton të bëhet mirë dhe të kthehet në betejë
Shëndeti i Hillary Clinton është tashmë çështje e ditës në fushatën presidenciale amerikane. Rivali i saj direkt, Donald Trump, ka folur për këtë temë në “Fox&Friends” dhe ka dhënë një përgjigje diplomatike:
“Diçka ka, por unë shpresoj që ajo të bëhet mirë dhe të kthehet dhe të shihemi me të në debat”, tha Trump.
Ai e ka akuzuar Clintonin javë më parë se ka fshehur probleme shëndetësore, akuza për të cilat u stigmatizua. Koha i dha të drejtë, por kësaj radhe Trump ka zgjedhur të jetë më njerëzor.
Protestat dhe ndeshja me policinë janë palestër e demokracisë
Edhe ish-zv.ministri i Mbrojtjes Dritan Hila, ka komentuar protestën e sotme e cila sipas tij tonifikon reagimin dhe frymën e protestës. Thotë Hila në profilin e vet: "Ai bunker pas Ministrise se Brendshme eshte simboli i nje periudhe amoku qe kaluam, nga e cila duhet te nxjerrim mesime por nuk duhet t'ia deshmojme botes. Ai bunker eshte simbol i shijeve banale te kujt e ka dashur dhe vendosur aty. Ai bunker eshte nje shemti artistike qe nuk mund t'ia tregojme botes si nje nga atraksionet e Tiranes, pasi ne si popull nuk jemi kaq medioker.