kosova
Anketa në Kosovë: Shqipëria, e treta në listën e aleatëve
Në Kosovë, SHBA shihet si aleati më i madh. Një hulumtim i kryer në Kosovë dhe Serbi, nga Qendrat për Studime të Sigurisë, rezultatet e të cilit u publikuan në një konferencë virtuale të organizuar nga Instituti për Politikë të Jashtme i Universitetit John Hopkins, ka gjetur se pas SHBA-ve, Kosova sheh si aleat të madh Gjermaninë dhe pas saj Shqipërinë.
Nuk mund të ketë falje të vërtetë pa njohje përgjegjësish
Të mos harrojmë, por të falim!
Hoti: Nëse nuk biem dakord për presidentin, vendi shkon në zgjedhje
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se në rast të mos dakordimit për çështjen e presidentit, atëherë vendi do të shkoj në zgjedhje. Hoti ka thënë se nëse ka vullnet nga partitë politike për zgjedhjen e presidentit të ri atëherë do të ulen të diskutojmë. Kryeministri ka konfirmuar se koalicioni qeverisës nuk i ka 80 vota të cilat nevojiten për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.
Rasti armen si sqarim për pasojat e një marrëveshjeje të mundshme për ndarjen e Kosovës
Situata e provokuar në Armeni duhet të shërbejë si një mësim historik i mirë për botën shqiptare që u përball në dy vitet e fundit me idenë e ndarjes së Kosovës. Në Armeni njerëzit po djegin shtëpitë në zonat që do të kalojnë në kontrollin e Azerbajxhanit, ndërkohë që në vend kanë nisur protestat. Sado që marrëveshja u negociua nga Rusia me miratimin e dukshëm të Turqisë, është e qartë se pakënaqësia në Armeni ndaj kësaj që ndodhi do të reflektohet me zhvillime politike në të ardhmen.
Një dosje patriotizmi për Thaçin, një dosje tradhëtie për Bashën...Në emër të Shqipërisë
Sot Edi Rama ka hedhur një hap më tej në ndotjen e mjedisit politik të Kosovës me ndikimet dhe manovrat e veta. Ai ka nxjerrë kryetarin e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla që të propozojë ngritjen e një komisioni parlametar për rolin e Shqipërisë në luftën e Kosovës. Duke folur në parlament rreth kësaj teme z. Balla ndër të tjera tha:
Serwer: Marrëveshja e Uashingtonit, lëng groshe. Vuçiç nuk do ta njohë Kosovën
Eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Daniel Serwer, profesor në Universitetin “John Hopkins” ka deklaruar në një intervistë për gaetën serbe, “Vreme” se Aleksander Vuçiç nuk do ta njohë Kosovën. Madje sipas tij:
Ka më shumë gjasë që Serbia të ketë një president tjetër përpara se të njohë Kosovën
Uashingtoni çon Kosovën në Samitin e Minishengenit
Samiti i radhës për Minishengenin nuk do të ketë risinë e vetme faktin që do të zhvillohet online, për shkak të pandemisë së Covid-19. Kësaj radhe, atij do t’i bashkohet edhe Kosova. Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi sot se do të marrë pjesë në takimin e liderëve ballkanikë.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë samit vjen si pasojë e marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë mes Prishtinës dhe Beogradit. Një nga pikat e marrëveshjes së firmosur nga kryeministri Avdullah Hoti në Uashington është edhe ulja në tryezën e bisedimeve të Shengenit Ballkanik.
Piktura e nacionalistit, falas nga Beogradi
Beogradi zyrtar i ka ardhur sot në ndihmë kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, duke luajtur naivin në një lojë politike fare banale dhe të qartë. Mediat në Serbi përcjellin aktualisht vetëm një gjë nga mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë: deklaratën e Edi Ramës se porti I Durrësit do të vihet në dispozicion të Kosovës.
Presidenca boshnjake voton për njohjen e Kosovës
Presidenca boshnjake ka votuar për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur me dy vota pro të kryetarëve Sefik Dzaferovic dhe Zeljko Komsic, ndërkohë që siç mund të pritej përfaqësuesi serb, Milorad Dodik votoi kundër. Pas sesionit të sotshëm, Komsic ka bërë njoftimin përkatës duke parashikuar edhe se çfarë do të ndodhë.
Formati i ri demokratik: O me Ne, o kundër Nesh
Marrëveshja historike e Uashingtonit po prodhon një serial të vërtetë episodesh paradoksale në media dhe rrjetet sociale.
Karakteristikë e politikanëve skenikë është prevalenca e shout mbi përmbajtjen, gjetja e rrugëve të shkurtra për çështje që në fakt nuk kanë përgjigje të tilla.
Nëse presidenti Donald Trump luajti heroin e paqes në atë inskenim, figurantët rreth tij po përpiqen t’i gjejnë kuptim roleve të veta.