Anketa në Kosovë: Shqipëria, e treta në listën e aleatëve
Në Kosovë, SHBA shihet si aleati më i madh. Një hulumtim i kryer në Kosovë dhe Serbi, nga Qendrat për Studime të Sigurisë, rezultatet e të cilit u publikuan në një konferencë virtuale të organizuar nga Instituti për Politikë të Jashtme i Universitetit John Hopkins, ka gjetur se pas SHBA-ve, Kosova sheh si aleat të madh Gjermaninë dhe pas saj Shqipërinë.
Ky rezultat ka befasuar Edward Joseph, nga Universiteti John Hopkins.
“Është ironike se si kosovarët e shohin SHBA-në si kontribuuesen më të madhe në kohën e pandemisë, kur SHBA-ja në njëfarë mënyrë kontribuoi në ndërrimin e qeverisë në kohë pandemie”, tha ai.
Rolin e ndërmjetësuesit special të presidentit amerikan në dialog, Richard Grenell, 33 për qind e të anketuarve e kanë vlerësuar deri diku të mirë, 26 për qind të mirë dhe 27 për qind jo të mirë.
Ndërkohë, serbët shohin si aleatëtë kryesorë Rusinë, Kinën dhe Greqinë. Kina konsiderohet si kontribuuesja më e madhe në Serbi për menaxhimin e krizës me COVID-19.
Kroacia shihet si armiku më i madh në Serbi, pasuar nga Shqipëria dhe SHBA-të.
Ndërsa në Kosovë, shtetet më armiqësore konsiderohen Rusia dhe Kina.
Add new comment