irani
Një korridor që synon të shmangë Kanalin e Suezit
Media iraniane “PressTv” raporton për një projekt të madh infrastrukturtor mes Rusisë, Iranit dhe Indisë, që synon të anashkalojë dhe shkurtojë drejtimin e Suezit. Korridori Ndërkombëtar i Transportit Veri-Jug, diskutimet për të cilin do të mbahen në Baku të Azerbajxhanit të hënën, synon të lidhë Indinë dhe Lindjen e Mesme me Kaukazin, Azinë Qendrore dhe Europën duke ulur kostot e trafikut aktual.
A po ndryshon politika e jashtme e Turqisë?
Grushti i Shtetit në Turqi ka prodhuar pasoja reale edhe në politikën e jashtme të Ankarasë. Vetëm tri ditë pas përpjekjes për të ndryshuar pushtetin me dhunë, presidenti turk, Reçep Tayyip Erdogan, ka ndërmarrë hapin e parë që dëshmon zhvendosjen e politikës turke në raport me një krizë serioze si ajo e Sirisë. Agjencia ruse e lajmeve, “Sputnik” raporton se të hënën, Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin iranian, Hasan Rouhani, i cili nga ana e vet “ka vlerësuar pjekurinë e popullit turk që dëshmoi se taktikat dorës së fortë nuk kanë vend në rajonin tonë”.
Clinton provokon krizë në paradhënie me Iranin. “Foreign Policy”: Hillary, sëmundje ndërkombëtare
Një ditë pasi kandidatja demokrate për president të SHBA, Hillary Clinton deklaroi në San Diego, se SHBA mund të çarmatosë Iranin me ndërhyrje ushtarake, ka ardhur një përgjigje nga Teherani zyrtar. Zv. shefi i ushtrisë iraniane, gjenerali Massoud Jazayeri deklaroi se “Irani është i përgatitur për një konfrontim të vendosur dhe të gjatë me çdo skenar amerikan”.
Irani thirrje Shqipërisë
Gjenerali iranian Hosein Ashtari mësohet se u ka bëri thirrje autoriteteve shqiptare ditën e hënë, që të ekstradojnë muxhahedinen që ai pretendon se është arrestuar në Shqipëri. “Shqipëria nuk po tregon aspak bashkëpunim me Iranin dhe policinë e vendit tonë për muxhahedinen terroriste, që është përgjegjëse për sulmet me bombë në selinë e Partisë Republikane Islamiste në vitin 1981”, tha ai në një konferencë për mediat. “Ajo është në listën e njerëzve më të kërkuar të Iranit dhe është arrestuar në Shqipëri. Ne duam që ajo të ekstradohet”, tha ai.
Iran-SHBA drejt përballjes në Gjykatën e Hagës
Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka deklaruar se Teherani do të padisë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Gjykatën e Hagës për kthimin e disa aseteve të ngurtësuara nga SHBA që nga koha e Revolucionit Islamik. Duke folur para një turme njerëzish në qytetin Kerman, Rouhani, bëri të ditur se Irani nuk do të heqë dorë nga pasuria e tij, duke e cilësuar aktin e fundit të SHBA si grabitje në mes të ditës. Fjala është për një vendim të Gjykatës së Lartë amerikane, e cila vendosi që 2 miliardë dollarë, asete iraniane, t’i kalojnë familjeve të viktimave të bombardimeve të vitit 1983 në Bejrut.
Tensioni ShBA-Iran, në Teheran sugjerohet bllokimi i anijeve tregëtare amerikane në Gjirin Persik
Marrëdhëniet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë riacaruar sërish duke hapur rrugën për incidente të rënda. Kështu, disa ditë pasi Teherani zyrtar bëri një demarsh pranë sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, të cilit i kërkonte që të ndërhynte për të ndalur sjelljen e SHBA-së në shkeljen e rregullave për imunitetin diplomatik dhe bllokimin e aseteve iraniane. Neutraliteti, apo impotenca eMoon, ka çuar në sugjerimin e skenarëve të tjerë.
Irani flet për potencialin e një lufte botërore. SHBA vë në pikëpyetje sovranitetin e Sirisë
Siria vijon të mbetet një nga pikat kryesore të tensionit në botë, ku edhe mosmarrëveshja mes dy fuqive kryesore, SHBA-së dhe Rusisë është më serioze. Një ditë më parë, media iraniane “PressTv” raportonte se në konferencën për Sigurinë Ndërkombëtare, zhvilluar në Moskë, ministri iranian i Mbrojtjes, gjeneral Hossein Dehqan, deklaroi se politika me dy standarde që ndjek SHBA, rrezikon një luftë të re botërore. “Për ruajtjen e interesave të veta, Washingtoni po vë në punë standarde të dyfishta apo të shumëfishta për çështjet kryesore që janë burim i prishjes së stabilitetit dhe sigurisë.
Irani deklaron se ka kapacitet për të prodhuar raketa ndërkontinentale
Irani deklaron se ka krijuar kapacitetet shkencore dhe teknologjike për prodhimin e raketave ndërkontinentale. Kjo është bërë e ditur nga drejtori i Përgjithshëm për Çështjet Politike në Ministrinë e Jashtme, Hamid Baeidinejad në faqen online “Basirat” e afiluar me Trupat e Gardës Islamike Revolucionare. “Fuqia jonë shkencore na ka krijuar mundësi për të prodhuar deri edhe raketa ndërkontinentale”, ka deklaruar ai. Baeidinejad ka shtuar se doktrina ushtarake iraniane është me natyrë mbrojtëse dhe ka për qëllim neutralizimin e kërcënimeve që vijnë nga jashtë.
Vizita e drejtorit të CIA-s në Sarajevë/Arsye, aktiviteti negativ i Turqisë, aktivitetet iraniane dhe riorganizimi i luftëtarëve të kthyer nga Siria
Drejtori i CIA-s, John Brenan, vizitoi këtë të premte Sarajevën, në një vizitë të panjoftuar më parë dhe në rrugën e kthimit nga Arabia Saudite. Nuk ka shpjegime zyrtare për arsyet e vizitës, por agjencia serbe e lajmeve, “B92” ka marrë mendimin e një eksperti të terrorizimit, Dzevad Galijasevic, sipas të cilit dy janë arsyet e ardhjes së Brenan në vendin ballkanik: “Arabia Saudite i ka dhënë Brenan të dhëna sekrete që flasin për rritjen e aktivitetit shumë negativ të Turqisë në Bosnje-Hercegovinë, parë nga këndvështrimi i sigurisë.
Irani i ofroi azil politik Assad-it, por ky i fundit refuzoi
Irani i ka ofruar presidentit sirian, Bashar al Assad dhe familjes së tij, azil, por ai është refuzuar. Lajmi bëhet i ditur nga ministri iranian për Inteligjencën, Mahmoud Alavi, gjatë një interviste për televizionin libanez “al-Mayadeen”. “Presidenti sirian u informua për ofertën nga gjenerali Qasem Soleimani, komandanti i Forcave Quds të Gardës Islamike Revolucionare, por Assad e refuzoi ofertën, duke deklaruar se familja e tij është si ajo e pjesës tjetër të sirianëve dhe se ata do të qëndrojnë në Damask”, tha Alavi.