irani
Erdogan: Fushata e Rusisë në Siri, e papranueshme. Rusia po bën një gabim të rëndë
Turqia kundërshton fushatën ajrore të Rusisë në Siri. Presidenti turk. Erdogan, ka deklaruar se mbështetja e Moskës dhe Iranit për Bashar al Assadin është shkaku u terrorit që po përhapet në këtë vend. “Rusia po bën një gabim të rëndë. Hapata e ndërmarra prej saj janë të papranueshme për Turqinë”, tha Erdogan në një konferencë për shtyp në aeroportin e Stambollit, pak përpara se të nisej në një vizitë për në Francë.
1 milionë luftëtarë nga Jemeni gati të sulmojnë Arabinë Saudite(?!)
Middle East Monitor, raporton se rreth 1 milionë luftëtarë jemenitë janë mbledhur në kufi me Arabinë Saudite dhe po përgatiten për ta sulmuar. “MEM” i referohet një gazete iraniane, “Kayhan” e cila pretendon se burime nga terreni japin këto informacione. Irani ka interes direkt në konfliktin në Jemen, ku janë angazhuar sauditët, për shkak të komunitetit shiit që jeton aty. Edhe ky përqendrim forcash, nga fise të Jemenit, synon siç shkruan “MEM, të zhvendosë konfliktin nga Jemeni. Një zëdhënës i ushtrisë së Jemenit, Sharaf Ghalib Luqman.
Pro marrëveshjes me Iranin - protestuesja i ndëpret fjalën ish-zv.presidentit Cheney(video)
Cheney është një nga kundërshtarët më të mëdhenj të marrëveshjes dhe i ka bërë thirrje Kongresit të mos e miratojë atë. Një protestuese e Code Pink, i ndërpret fjalën, por Cheney e kalon momentin me shumë qetësi.
Noam Chomsky*: Pse Amerika është kërcënimi më i madh i paqes në botë? Cili është saktësisht kërcënimi i dyshuar nga Irani?
Kudo në botë ka një qetësim dhe optimizëm të madh sa i takon marrëveshjes bërthamore, të arritur në Vjenë mes Iranit dhe grupit të kombeve 5 + 1, pesë anëtarëve që dhanë veton në Këshillin e Sigurimit të OKB-së plus Gjermania.
Ta mbështesim bastin tonë me Iranin
Që nga momenti që Irani kuptoi se Shtetet e Bashkuara nuk kishin për qëllim të përdrornin forcën e tyre shkatërruese ushtarake për të kufizuar programin bërthamor të Tehranit – kjo datonte që prej administratës së George W. Bush, që nuk do ta pranonte kurrë të drejtën e Iranit për nxitjen e një cikli bërthamor por as do të ndërmerrte nndonjë përpjekje ushtarake apo diplomatike për ta ndalur atë – nuk mund të kishte dalë një marrëveshje më e favorshme për Amerikën dhe aleatët e saj nga negociatat me Iranin. Balancimi i pushteteve u bë tepër i barabartë.