Vizita e drejtorit të CIA-s në Sarajevë/Arsye, aktiviteti negativ i Turqisë, aktivitetet iraniane dhe riorganizimi i luftëtarëve të kthyer nga Siria
Drejtori i CIA-s, John Brenan, vizitoi këtë të premte Sarajevën, në një vizitë të panjoftuar më parë dhe në rrugën e kthimit nga Arabia Saudite. Nuk ka shpjegime zyrtare për arsyet e vizitës, por agjencia serbe e lajmeve, “B92” ka marrë mendimin e një eksperti të terrorizimit, Dzevad Galijasevic, sipas të cilit dy janë arsyet e ardhjes së Brenan në vendin ballkanik: “Arabia Saudite i ka dhënë Brenan të dhëna sekrete që flasin për rritjen e aktivitetit shumë negativ të Turqisë në Bosnje-Hercegovinë, parë nga këndvështrimi i sigurisë. Kjo lidhet me dislokimin e forcave turke në kuadër të operacionit “Althea” bashkë me intensfikimin e aktivitetit agjenturor. Siç duket synimet turke janë shtimi i presionit ndaj Europës me valën e refugjatëve, destabilizimi i saj në funksion të përfitimeve në negociatat me Gjermaninë”, deklaron eksperti në fjalë. Po kështu Arabia Saudite ka njoftuar edhe për rritje të aktivitetit të agjencive iraniane që po gjen mbështetje në Bosnje tek një nga partitë politike në vend dhe sidomos nga presidenti Bakir Izetbegoviç(http://www.b92.net/eng/news/region.php?yyyy=2016&mm=04&dd=22&nav_id=97784)
Lidhur me këtë vizitë, gazeta amerikane “Washington Post” bën një raportim të një kuadri më të gjerë duke iu referuar aktiviteteve serioze të Shtetit Islamik në Ballkan. Sipas burimeve diplomatike të nivelit të lartë që referohen nga kjo gazetë, ISIS synon zgjerimin e bazave të veta operative në Ballkan që bashkë me Afrikën e Veriut dhe zonën Siri-Irak, e kthen të gjithë Mesdheun Lindor në një mjedis të paqëndrueshëm dhe në emergjencë sigurie. Në muajin dhjetor është njoftuar mbërritja në Bosnje dhe në Kosovë e një lideri ekstremist, i cili po merret me organizimin e luftëtarëve të kthyer nga Siria, përherë me qëllimin e nisjes së aktiviteteve(http://www.washingtontimes.com/news/2016/apr/22/john-brennan-cia-chief-b...).
Comments
Deri sa vjen puna dhe e
Deri sa vjen puna dhe e marrim vesh ne, kjo pune nuk eshte me sekret, por bie ere mish dhije, qe nuk hahet.
Qe jane njecike te thella keto pune, jane akoma edhe me shume kur ne skene del edhe i madhi fare i CIA-as, megjithate, me sa kemi lexuar, degjuar apo informuar, sherret me te medha, kane ndodhur ne ato vende, ku drejtorin e CIA-s as per fytyre nuk e njohin, mbasi nuk eshte kusht qe ai, te jete vete prezent ne cdo vend ku ata operojne.
Ata kane nje rrjet teper te fuqishem, por kane problemet e tyre te kordinimit, prandaj edhe nganjehere nuk jane fort rentabel ne operativitet, ndersa ndodh e kunderta me homologet e tyre ruse, qe per mendimin tim, ata jane violine e pare ne ballkan, ne drejtim te destabilizimit.
Sa per Kosoven, t'a largojne mendjen se do te kete turbullira. Ndonje element te vecuar edhe mund t'a kene, por me gjate jo.
Sa per Bosnjen, sherrin e madh, e bejne sherbimet serbe me ato ruse ne kooperacion, per te destabilizuar situatendhe per aneksimin e republikes SERBSKA me Serbine.Me objeksion, daljen ne Adriatik te Serbise po keshtu edhe te Rusise.
Ky eshte mendimi im.
Add new comment