Irani thirrje Shqipërisë

Postuar në 17 Maj, 2016 10:58

Gjenerali iranian Hosein Ashtari mësohet se u ka bëri thirrje autoriteteve shqiptare ditën e hënë, që të ekstradojnë muxhahedinen që ai pretendon se është arrestuar në Shqipëri. “Shqipëria nuk po tregon aspak bashkëpunim me Iranin dhe policinë e vendit tonë për muxhahedinen terroriste, që është përgjegjëse për sulmet me bombë në selinë e Partisë Republikane Islamiste në vitin 1981”, tha ai në një konferencë për mediat. “Ajo është në listën e njerëzve më të kërkuar të Iranit dhe është arrestuar në Shqipëri. Ne duam që ajo të ekstradohet”, tha ai. Ndërkohë, në Shqipëri autoritetet mohojnë që të jetë arrestuar ndonjë muxhahedin për llogari të Iranit raporon Panorama. Marrëdhëniet e vendit tonë me Iranin janë përkeqësuar sidomos pas marrëveshjes së qeverisë shqiptare për të strehuar 3 mijë muxhahedinë të opozitës së Iranit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.