Tensioni ShBA-Iran, në Teheran sugjerohet bllokimi i anijeve tregëtare amerikane në Gjirin Persik

Postuar në 01 Maj, 2016 15:01

Marrëdhëniet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë riacaruar sërish duke hapur rrugën për incidente të rënda. Kështu, disa ditë pasi Teherani zyrtar bëri një demarsh pranë sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon, të cilit i kërkonte që të ndërhynte për të ndalur sjelljen e SHBA-së në shkeljen e rregullave për imunitetin diplomatik dhe bllokimin e aseteve iraniane.  Neutraliteti, apo impotenca eMoon, ka çuar në sugjerimin e skenarëve të tjerë.

Gazeta e përditshme, me ndikim në Iran, “Kayhan” sugjeronte në një shkrim të vetin, që ushtria e vendit të gjurmonte dhe bllokonte anijet amerikane të mallrave që kalojnë në Gjirin Persik, si mënyrë reciproke veprimi. Sipas kësaj gazete, SHBA nuk kanë respektuar as Paktet e Algjiersit, nënshkruar në vitin 1981, përmes të cilave Washingtoni merrte përsipër zhbllokimin e aseteve iraniane të bllokuar që në fillim të Revolucionit Islamik të viti 1979.

Po kështu me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, SHBA merrte përsipër heqjen e disa sanksioneve  dhe tq moa ndërhynte në punët e brendshme të Iranit. Asgjë nuk po ndodh nga këto, duke e çuar çtensionimin relativ të para disa muajve në pikën zero. SHBA janë shumë të angazhuara në Siri, sidomos në largimin e Assad, që ka mbështetje të fortë iraniane dhe ruse, çka nuk mund të kalojë pa ndikim në marrëdhëniet dypalëshe.

Sipas gazetës në fjalë, amerikanët njohin vetëm gjuhën e forcës ndaj duhet vepruar konkretisht:  “Rasti i shkëmbimit të Jason Razaian, spiunit që hiqej si gazetar – e cila rezultoi me zhbllokimin e 1.7 miliardë dollarë asete iraniane tregon se amerikanët kuptojnë vetëm gjuhën e forcës”, përcjell gazeta. A do të vihet në zbatim një gjë e tillë? Nuk dihet, por po duket se shumëkush po përgatitet për çdo lloj skenari përballë SHBA-ve, diçka e pamendueshme disa vite më parë. Dhe ky realitet sinjalizon se pasiguria ndërkombëtare vetëm do të rritet. 

http://www.presstv.com/Detail/2016/05/01/463425/Iran-US-frozen-assets-Pe...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.