eleana zhako
Polifonia si urë bashkimi
Qiraxhiu, në fjalorin e shtegtarëve, është ai që i paraprin karvanit të kafshëve ngarkuar me mallra përkundrejt një qiraje. Këtej rrjedh edhe emri i këtij zanati shumë të vjetër. Në kujtesën e banorëve të Epirit, por jo vetëm, karvanët ishin mjet udhëtimi në mërgim, por edhe urë me botën. Udhëtime që zgjasnin me javë të tëra, me udhërrëfyes qiraxhinjtë, lidhnin Epirin me qendra të largëta si Stambolli, Vjena, Moldovllahia, etj.
Nuk kam njohur ndonjë politikan që të jetë artist i madh
Është jo gjithmonë e lehtë të intervistosh njerëz me të cilët ke bashkëpunuar dhe që të lidh një njohje e gjatë, mbasi elementi i befasisë është pakëz më i zbehtë. Bashkëpunimi ynë i parë, dhe shpresoj jo i fundit, i ka fillesat në ekspozitën e fotografit francez Michel Setboun, që u zhvillua në Dropull në gusht të 2016, ku piktori Toni Milaqi ishte kuratori i parë i fotografisë së Setboun në Shqipëri. Me Tonin, i cili jeton në Athinë mbi 30 vite, biseda ruan gjithmonë shkëndijën e debatit luftarak dhe temperamentin e ndezur artistik.
Fluturimi i Kosovës mbi Teatrin e Athinës
Desha të ndryshoja perceptimin e njerëzve në Perëndim mbi Ballkanin
Nga Tirana në Orkestrën kombëtare të Belgjikës
Lady Macbeth në Gjermani, rol sfidues për karrierën time
Të kesh apo të jesh?
Trupi është biografia e të vdekurit*
Parajsat e vërteta janë parajsat, që kanë humbur
Është autori, të cilit i detyrohemi jo vetëm poetikën absolute të kohës - si shëruese, hakmarrëse, varrmihëse, ruajtëse e mësonjëse - por edhe përkufizimet më të përkora për dashurinë, vdekjen dhe shkatërrimin, që sjell zvetënimi i kohës.
Marsel Prust, i cili lindi në 10 qershor 1871, përfshihet në radhën e atyre ushtarëve të letërsisë, që duhet së pari t’i refuzojnë shumë herë, që të bëhen flamurtarë dhe burim referimi kohë më pas, kryesisht falë pezmit dhe besimit në vetvete dhe manisë së tyre me letërsinë.
Truri i foshnjes, nuk është “tabula rasa”
Një prej shkencëtarëve, që më shumë se kushdo tjetër, ka vendosur të vërtetojë që “gjërat janë ndryshe”, është pedagogu i Psikologjisë së Universitetit të Harvardit, Steven Pinker.