eleana zhako
Një nga dashuritë më emblematike dhe më të stuhishme në historinë e kinemasë
Letër e njerkës së Hirueshes, autorit të librit, Terrault
Dihet që prindërit, që duan të rrisin fëmijët e tyre sipas Pedagogjisë Pozitive, duhet që në radhë të parë të kenë të zhvilluar aftësinë e ndjeshmërisë. Aftësinë për të edukuar fëmijët, duke kuptuar ndjenjat e nevojat e tyre. Që të bëhet më e qartë aftësia e ndjeshmërisë, po marrim si shembull përrallën e Hirushes, por nga ana e njerkës së saj. Le t’i japim mundësinë asaj, të na shpjegojë arsyet e sjelljes negative ndaj Hirushes.
Çfarë (dhe ku) të mos hani në restorante: Një listë e artë nga Anthony Bourdain
Aq sa e madhe është dëshira e shijimit të pjatës së preferuar në një restorant të njohur apo qoftë edhe në një restorant lagjeje, po kaq i madh është zhgënjimi për dikë, kur diçka nuk shkon mirë. Dhe në botën e restoranteve, shumë gjëra mund të shkojnë keq. Për më tepër, Anthony Bourdain e njihte mirë këtë gjë. Dhe ngaqë e konsideronte ushqimin si shijimin më të epërm, që nuk duhet të fshehë rreziqe të pakëndshme, përveçse që qe shef e producent, ishte gjithashtu misticist, këshilltar i fshehtë dhe portretist i shumë njerëzve të kuzhinës.
Kur inteligjenca artificiale shkruan përralla për fëmijë
Klaudia Kardinale, “Një grua nga Italia është si qielli i Lombardisë”
Claude Joséphine Rose Cardinale, e njohur në botë me emrin Claudia Cardinale, lindi në 15 prill 1938 në Tunizi, kur Tunizia qe ende koloni franceze, që do të thotë se në më pak se tre muaj do të bëhet 85 vjeçe. “Por, një grua nga Italia është si qielli i Lombardisë. Kaq e bukur, kaq e mrekullueshme, kaq e paqtë”, shkruajnë Stefano Montefiori dhe Aldo Cazzullo nga Corriere della Sera, në parathënien e një interviste të gjatë që dha për ta aktorja e famshme, një prej divave të periudhës së artë të kinemasë italiane.
Décadrage colonial
“Décadrage colonial” (Duke ç’kornizuar kolonializmin) është një ekspozitë e tjetërllojtë dhe interesante në kuadrin e ekspozitave të shumta, që i ofron Muzeu Pompidu vizitorëve të tij. Për më tepër, vizitorit nuk i duhet të paguajë një biletë përkatëse, politikë e cila përshtatet me frymën e ekspozitës në fjalë, e cila përfundon në 27 shkurt të këtij viti.
Anthony Hopkins - Përjetësisht i ri
Një njeri i pazakontë. I lindur në prag të Vitit të Ri të 1937-s në Port Talbot të Uellsit jugor, Sir Anthony Hopkins nuk i ngjan stereotipit të aktorit që kërkon verbërisht lavdinë në Hollywood. E kundërta. Deklaron se qysh herët, e dinte saktësisht se çfarë donte të bënte në jetë. Aktori i talentuar, ka shprehur, që gjithçka rreth karrierës së vet, u përcaktua nga takimi për herë të parë me aktorin uellsian Richard Burton. U takuan pas ndërmjetësimit të motrës së Burton. Ishte kliente në dyqanin e bukës, që kishin prindërit e Hopkins. Hopkins e përshkruan këtë takim si apokaliptik.
Greqia bashkëkohore është një problem i hapur, me dyer dhe dritare të mbyllura
Në 4 shkurt 2010, ndërroi jetë në Paris, Kostas Akselos, filozof dhe pedagog filozofie, një nga mendimtarët grekë më të rëndësishëm. Më poshtë një intervistë e tij që mund ta quajmë edhe një lloj testamenti të pesimizmit.
Si e shpjegoni faktin që filozofia, pavarësisht “çelësave” që sajoi, që nga koha e filozofëve aziatikë gjer te Platoni e Aristoteli dhe nga krishtërimi te Kartezi, Marksi e filozofët e kohës sonë, nuk ka arritur të hapë “portën” që shpie drejt lirisë së vërtetë të njeriut, lumturisë së tij?
Komuniteti hebre i Janinës - Rrugëtim në kohë
Hebrenjtë që u vendosën në hapësirën greqishtfolëse gjatë periudhës helenistike (shekulli III p.K.), u quajtën “romanjotë” në kohën e Bizantit dhe përbënin shumicën dërrmuese të elementit hebre gjer në shekullin e XV. Që në fillim, adoptuan gjuhën greke, u frymëzuan nga zakonet e kultura popullore vendase dhe në kombinim me doket e tyre, krijuan një traditë unike greko-hebraike. Mbajtën identitetin e tyre fetar, siç dëshmohet nga sinagogat që ndërtuan dhe mbijetesën e hebraishtes si gjuhë liturgjike.
1940: Uria e madhe në Greqi