eleana zhako
A mund një algoritëm të pikturojë si Van Gogh?
Vincent Van Gogh, Pablo Picasso, Andy Warhol dhe Louise Bourgeois nuk udhëtuan kurrë në ishujt Faroe të Atlantikut të Veriut. Atëherë, si peizazhet nga Ishujt e deleve (siç përkthehet emri i tyre) frymëzuan një seri veprash për Galerinë Kombëtare? Përgjigjia ndodhet në një program inteligjence artificiale, ku parashtrohen pyetje të reja.
Dementia varet nëse lind i varfër apo i pasur
Një intervistë që merr formën e bisedës, është mënyra më e sigurt, që të nisësh rrëfimin. Sidomos, nëse kundruall teje ndodhet një ndër shkencëtarët më të mirë në botë. Neuroshkencëtari Jorgos Paksinos ka zbuluar dhe emërtuar më shumë zona në trurin e njeriut nga çdokush tjetër në histori (94 bërthama) dhe njeh që çdo gjë, madje edhe ndjenjat, rrjedhin e kontrollohen nga truri.
Irini
E thjeshtë, arkaike, me pamje dorike, simbol i bukurisë greke, përfaqësuese e shquar e qytetërimit mesdhetar në botë, karizmatike dhe dinamike, Irini Papas u bë ndërkombëtarisht e njohur për aftësitë e aktrimit dhe frymën e saj. Përgjatë karrierës, realizoi shumë role grash në teatër e kinema, duke mishëruar plotësisht forcën e tragjedisë së lashtë.
Milenarizmi te bizantinët*
Nga libri “Ju flas për Bizantin”
Pesha e rëndë e privilegjit të Perëndimit
Në historinë e Perëndimit ekzistojnë mizori të panumërta, që janë kryer kundër të tjerëve, por edhe kundër vetes. Por mizoritë, nuk janë vetëm tipar i Perëndimit. Gjithkund në botë ndeshen mizori, qoftë kur bëhet fjalë për Kinën, Indinë e Afrikën para periudhës kolonizuese, qoftë për aztekët. Historia e njerëzimit, nuk është historia e luftës së klasave; është historia e mizorive, por jo vetëm.
Dhjetë gjëra që duhen njohur rreth revolucionit grek
Në shkrimin e saj “Dhjetë gjëra që duhet të njohim rreth Revolucionit Grek”, historiania greke Maria Efthimiu, përmes një përmbledhjeje në formë pyetjesh - përgjigjesh, shpjegon rëndësinë e revolucionit grek, jo vetëm për lexuesin grek, por edhe atë ballkanas e europian. Revolucioni grek është i një rëndësie të veçantë, pasi u priu gjithë kryengritjeve që pasuan më vonë në Ballkanin otoman, me përjashtim të atij serb.