edi rama
Akuza: Turqia ka shfrytëzuar marrëveshjet e sigurisë për të ndjekur kritikët jashtë vendit
Nordic Monitor, një media kritike ndaj regjimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan raporton për luftën e Ankarasë zyrtare kundër kritikëve dhe gazetarëve turq jashtë vendit. Sipas medias në fjalë Turqia zyrtare e ka bërë të mundur një gjë të tillë përmes nënshkrimit të Traktateve të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë mbi të cilat ajo abuzon.
Edi Rama bëhet gomar!
Jo-ja franceze nuk prodhon krizë...as në Shqipëri dhe as në Europë
Franca e Emmanuel Macron i tha Jo Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Me apo pa arsye të brendshme të saj, për çështje gjeopolitike apo jo, duhet të pranojmë se vendit tonë i është përplasur dera në fytyrë. Macron është treguar deri në fund francez: përtej vizioneve të veta kontinentale të cilat nuk po duket se japin gjëkundi fryte, ka kujtuar edhe se Shqipëria shpërdoroi besimin e Bashkimit Europian kur liberalizimin e vizave e shndërroi në mundësi për azilkërkim.
Kryeministri: Vendimi i BE-së për negociatat nuk lidhet më me detyrimet e Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama është rishfaqur sot me një videomesazh për qytetarët shqiptarë rreth vendimit të Bashkimit Europian për cceljen e negociatave për anëtarësim.
Në fjalën e vet, z. Rama ka nënvizuar se vendimi ende i panjohur i 18 tetorit po kushtëzohet nga humori dhe optikat e ndryshme që vende anëtare të BE-së kanë për zgjerimin, duke vënë gishtin mbi qëndrimin e Presidentit francez, Emmanuel Macron.
Akuza në media: Kryeministri udhëtoi drejt Beogradit me avion që kushton 1800 euro/ora
Gazeta “Shqip” shkruan sot se udhëtimi i kryeministrit Edi Rama në Serbi, për në samitin e Novi Sadit është kryer me një avion privat. Avioni i përket një linje ajrore bullgare, “Aviostart” dhe ajo aplikon çmime që fillojnë nga 1800 euro/ora.
Shpresë dhe siguri vetëm nga gratë
Edi Rama ka menduar një marifet të ri për të mbajtur kontrollin mbi partinë e vet. Pasi eliminoi zgjedhjet reale në parti, pasi zgjeroi Kryesinë dhe pasi vendosi vetë të sillte në mbledhjet e saj çdo ministër, pasi vendosi zv.ministra që nuk janë propozime të PS-së dhe nuk kanë lidhje me të, kryetari i saj ka vendosur që edhe në nivelin bazë organizativ të fusë sherrin.
Në datën 21 shtator të këtij viti, anëtaret e kryesisë, gratë deputet dhe gratë ministre propozojnë që në të 5000 organizatat socialiste të vendoset bashkëkryesia e një burri dhe një gruaje.
Paralajmërimi: Fondi i Solidaritetit shkon në Kushtetuese nëse bëhet ligj
Biznesmeni Nikollaq Neranxi shkruan sot në gazetën “Panorama” se nëse fondi i solidaritetit që është propozuar nga Kryeministri Edi Rama në takimin e fundit me disa biznesmenë do të kthehet në ligj, atëherë ai do ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese.
Burgu si pasion dhe dalldi e papërmbushur qeverisëse
Të gjithë e mbajmë mend kryeministrin e tanishëm kur bërtiste lart e poshtë nëpër Shqipëri duke përëritur fjalën Burg. Burg për këdo që i prishte fasadën e Shqipërisë që kishte imagjinuar, për këdo që kishte ndërtua pa leje, burg andej e burg këtej. E kishte sefte në detyrë dhe sevdanë për shtet e kishte të madhe. Kaluan ca vjet dhe shqiptarët e nuhatën se nuk kishin të bënin me ndonjë Bej të sertë që kur të bën benë të gjen belaja. Kishin të bënin me një rrufjan që këtej bërtet e këtej shkel syrin. Ndaj edhe ato vepra që të fusnin në burg, jo vetëm që u shtuan por e kapën për fyti vendin.
Politika e Jashtme/Risiguroi vendin e fundit për Shqipërinë dhe ndonjë ekspozitë personale
Gjermania do të japë dritën jeshile për Maqedoninë e Veriut në tetor, kurse Shqipëria do të duhet të presë. Portali European Western Balkans citon një studies në Berlin, Bodo Weber, sipas të cilit Maqedonia e Veriut do të marrë një dritë jeshile të pakushtëzuar, kurse Shqipëria do të ketë kushtëzime përpara se të hapen negociatat.
Kombëtarja bekohet me fatin e kryeministrit para ndeshjes me Islandën
Kryeministri Edi Rama është fotografuar, ose ka lënë veten të fotografohet në një takim me lojtarët e kombëtares së futbollit në Durrës. Për këtë takim kaq serioz raportohet me burime, ndoshta sepse taktika e skuadrës në ndeshjen me Islandën është tanimë çështje shtetërore.