Edi Rama bëhet gomar!
Hashim Thaçi (dhe Vuçiqi) mbrojtën një projekt për ndarjen e Kosovës;
Kundër këtij projekti doli vendosmërisht Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje!
Projektin e quajtën tradhëti, dhe bashkëprojektuesin Thaçi, tradhëtar;
Edi Rama pat thënë: kush e quan Hashim Thaçin tradhëtar, është gomar!
* * *
Tani i paska thënë Albin Kuritit se qenka kundër projektit Thaçi-Vuçiq: se nuk është për copëtimin e Kosovës;
Pra,
Ose: Edi Rama vetiu qenka bërë gomar!
Ose: Albin Kurti e paska bërë Edi Ramën gomar!
Ose: siç thuhet, Albin Kurti e bën këdo më të mirë, a së paku të flas më mirë dhe siç duhet, edhe pse nuk është bërë më i mirë, etj.
* * *
Vetëm gjykimet analitikë japin të vërteta të domosdoshme:
Në kuptimin e figurshëm, fjala “gomar” ka kuptimin “mendjetrashë”, “budallëk”;
Si shumë fjalë, edhe kjo implikon antonimen, domethënë të kundërtën e vet: mendjehollësinë;
Rama e mban veten për të ditur e mendjehollë;
Pra, Rama e ka mbështetë projektin Thaçi-Vuçiq;
Prandaj vetë projekti nga Thaçi-Vuçiq u bë Thaçi-Rama-Vuçiq.
* * *
Shqetësimi se mos Albini u mashtrua sepse i besoi Ramës është me motiv të mirë;
Por epistemologjikisht është i palegjitimuar:
Kush njeh se Albini nuk është mashtruar nga Ahtisari, Ban Ki Muni, Mogherini, e shumë “koka” të tjera, nuk është i/e legjitimuar të besojë e të shqetësohet se e paska mashtruar Edi Rama;
Në fund të fundit, Rama hyri në takim me mendtë e tij dhe doli me mendtë e Albinit;
Ose, siç thuhet në shprehjen popullore: Albini ia paska futë Ramës në kokë trutë e gomarit!
Marrë nga profili i autorit në Facebook
Comments
Ne fillim gomar ishte Albin
Ne fillim gomar ishte Albin Kurti. Po meqe Rama iu bashkua Albinit, tani doli dhe rama gomar, ndryshe: magjar. Ndersa Thaci ishte kundra Albinit fillimisht, por ngeli shoku i Rames, ndaj prej tij u be dhe ky gomar, apo ne gjuhe tjeter: hajvan. Tani jane tre gomere, njeri prej te cilve esht pak me budalle se tjetri, por ky tjetri esht gjithashtu me budalle se ai me tjetri! Kush ngeli me budall?
Add new comment