Kombëtarja bekohet me fatin e kryeministrit para ndeshjes me Islandën
Kryeministri Edi Rama është fotografuar, ose ka lënë veten të fotografohet në një takim me lojtarët e kombëtares së futbollit në Durrës. Për këtë takim kaq serioz raportohet me burime, ndoshta sepse taktika e skuadrës në ndeshjen me Islandën është tanimë çështje shtetërore.
Burime nga resorti ku po përgatitet ekipi jonë kombëtar bëjnë me dije se Rama ka shkuar në fushë ku lojtarët po zhvillonin seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes me Islandën. Rama është takuar me lojtarët dhe trajnerin Reja të cilëve ju ka shprehur besimin se ata do arrijnë një rezultat pozitiv sonte
raporton ReportTv.
Mecenat artesh, artist, arkitekt, sportdashës dhe trajner në distancë, zoti Rama po i bën thuajse të gjitha detyrat. Vetëm atë të kryeministrit nuk e bën sepse atë e ka zgjidhur përmes bashkëqeverisjes. Në këto ditë kur lajm është presidenti që hyn e del në komisione parlamentare, kjo dalje me sens pozitiv për vendin është një gjetje e goditur për të marrë ca tituj lajmesh. Por me gjasë edhe për t’i çuar pak fat Kombëtares nga fati personal që ka qenë shumë i madh këto gjashtë vjet.
Add new comment