kombëtarja

Kombëtarja bekohet me fatin e kryeministrit para ndeshjes me Islandën

Postuar në 10 Shtator, 2019 14:14

Kryeministri Edi Rama është fotografuar, ose ka lënë veten të fotografohet në një takim me lojtarët e kombëtares së futbollit në Durrës. Për këtë takim kaq serioz raportohet me burime, ndoshta sepse taktika e skuadrës në ndeshjen me Islandën është tanimë çështje shtetërore.

Mbron Panuçin për të mbrojtur veten

Postuar në 12 Shtator, 2018 15:41

Ka qenë zgjedhje ekskluzivisht e tij emërimi i Panuçit në krye të Kombëtares. Bazuar në përshtypje personale dhe ndoshta sugjerime të rrethit të tij, por eksperimenti deri tani duket i dështuar dhe një fiasko në kurriz të përfaqësues së futbollit. Fitorja e shtrembër me Izraelin ku fati dhe Strakosha shpëtuan përkohësisht nderin e kombëtares dhe humbja e shëmtuar me Skocinë në Gllasgou treguan se Panuçi nuk bën për trajner, edhe pse vjen nga fusha e lojës.

Kombëtarja shqiptare dhe “kombëtarja” e Kosovës

Postuar në 06 Tetor, 2016 13:18

Ndarja mes kombëtares shqipëtare të futbollit dhe asaj të Kosovës nuk është një ngjarje thjesht sportive.

Ekipi kombëtar shqipëtar i futbollit, në dhjetëvjeçarin e fundit,  ka qenë kombëtar në kuptimin më të plotë të fjalës. Në përbërjen e tij ka patur e ka lojtarë të lindur ose me origjinë nga Tirana, Prishtina, Korça, Gjakova, Vlora, Kumanova, Shkodra, Tetova, Ulqini, Elbasani, Presheva, etj. etj. Në të njëjtën kohë, ndeshjet e kombëtares shqiptare i kanë përkrahur në mënyrë të organizuar shoqatat e tifozave nga Tirana, Prishtina, Tetova, Shkupi, etj., etj.

Mostransmetimi i ndeshjes Shqipëri – Marok, RTSh aludon për përgjegjësi të FShF-së

Postuar në 01 Shtator, 2016 19:01

Radiotelevizioni Shqiptar ka reaguar sot për të sqaruar se përse nuk u transmetua ndeshja miqësore Shqipëri – Marok, zhvilluar në stadiumin e Shkodrës, “Loro Boriçi”.

Sipas Departamentit të Sportit të RTSH-së, mostransmetimi i ndeshjes ka ardhur për shkak se kompania përkatëse nuk ka shpallur procedurat tenderuese dhe nuk i ka kthyer përgjigje ofertës së RTSh-së. Dhe këtu del në skenë roli i FShF-së, drejtuesi i së cilës, Armando Duka, u shfaq krah kryeministrit Edi Rama dje në Shkodër.

Plotësohet grupi i të pakënaqurve, një tjetër kosovar heq fanellën e Shqipërisë. Po çfarë kanë thënë kur e kanë veshur! (Video)

Postuar në 22 Gusht, 2016 23:46

Amir Rrahmani, ish-mbrojtësi i Partizanit është i larguari i radhës nga kombëtarja e Shqipërisë për t’iu bashkuar përfaqësues së Kosovës. Në shembullin e Milot Rashicës edhe ai shpjegoi përmes një postimi se zgjodhi Kosovën për dy arsye, emocionale dhe sportive. Rrahmani bëhet kështu kosovari i katërt që i kthen mbrasht fanellën Federatës Shqiptare të Futbollit. Më së paku kjo është jo korrekte dhe fyese sepse futbollistët në fjalë kishin të drejtën të refuzonin Kombëtaren Shqiptare me të njëjtin argument se do luanin për vendlindjen e tyre.

Për një Shqipëri pa kosovarë

Postuar në 17 Gusht, 2016 10:11

Natyrisht nuk e kam fjalën për mijërat e turistëve kosovarë, që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet e tyre. Nuk e kam fjalën as për kosovarët që kanë zgjedhur të jetojnë e punojnë në shtetin tonë. Sepse janë në shtetin e tyre. Jo, jo do të flas vetëm për sportin. Bëhet fjalë për Kombëtaren tonë të futbollit. Dhe sot, në prag të eliminatoreve të Kupës së Botës “Rusi 2018”, jemi përballë një realiteti krejt të ri. Jemi përballë një fakti të kryer. Kemi dy shtete, dy flamuj, dy himne dhe për rrjedhojë kemi dy Kombëtare.

Çfarë të bëjmë më për kombëtaren?

Postuar në 23 Qershor, 2016 21:05

“Përfaqësuesja shqiptare e futbollit niset nga Franca”. “Kombëtarja shqiptare mbërrin në Rinas”. “Kombëtarja, ja rrugët që do të bllokohen”. Këto ishin disa tituj që shoqëruan mbërritjen sot në Tiranë të përfaqësueses shqiptare nga Kampionati Europian i futbollit 2016.

Festime që na mbajnë larg Europës…

Postuar në 23 Qershor, 2016 12:29

Sot gazetat shqiptare janë hapur me tituj që zbulojnë “sekretin” qeveritar sesi do të priten në mënyrë madhështore lojtarët e kombëtares?!. Do të festohet skualifikimi ynë nga 16 finalistët e Francës?!

Futbolli i Rilindjes

Postuar në 23 Qershor, 2016 12:11

Shndërrimi i futbollit në atraksion kolektiv, në gjendje për të konsoliduar përkatësi e konsensus dhe për të orientuar instinktet e dhunës në hapësira e momente të caktuara, është fenomen tipik i shekullit të shteteve-kombe, të cilat e nuhatën menjëherë potencialin e këtij tubimi, ndër të tjera edhe për të injektuar pjesë nga liturgjia e feve të politikës, e në këtë aspekt prej dekadash spikat shembulli amerikan, ku në një ndeshje bejsbolli a futbolli konsumohen një sërë elementesh nga aparati i besimeve, simboleve, miteve e ritualeve kolektive, natyrisht bashkë me coca cola.

Me kokën lart!

Postuar në 22 Qershor, 2016 21:12

Shqipëria mbylli sot zyrtarisht aventurën në Euro 2016, me një debutim historik duke marrë një fitore përballë Rumanisë dhe dy humbje të pamerituara me Zvicrën dhe Francën. Ndeshjet e treta në grupe nuk e favorizuan kombëtaren si një nga 4 ekipet e treta më të mira, duke i dhënë kështu fund pjesëmarrjes në Europian, ku nëse do të kalonim grupin me shumë gjasë do të na priste Gjermania.

Pages

Subscribe to RSS - kombëtarja