Festime që na mbajnë larg Europës…
Sot gazetat shqiptare janë hapur me tituj që zbulojnë “sekretin” qeveritar sesi do të priten në mënyrë madhështore lojtarët e kombëtares?!. Do të festohet skualifikimi ynë nga 16 finalistët e Francës?!
Plani i festimeve fillon me pritjen që do t’u bëhet Dukës me shokët e Federatës, lojtarëve, trajnerëve, infermierit, masazhatorëve, guzhinjerit, pjatalarësit, rrobalarësit etj., që në Rinas…Avionit të pasdites nga Franca, me kismet, pasi t’i hapen rrotat dhe të ulet, do t’i hapet dera, pastaj nga shkallët, nëpërmjet një tapeti të kuq, kuqezinjtë, ashtu si të ishin një ekip kampion do t’ja hypin një autobusi të hapur… Më parë do të jetë bërë bllokimi i rrugëve nga Aeroporti i Rinasit deri në sheshin “Nënë Tereza”?! Mijëra lekë të hedhura për një dekor madhështor nga organizuesit nga aeroporti deri në Tiranë… Janë ftuar njerëzit e papunë që do të dalin rrugëve në mbështetje të kuqezinjve për këtë festë deri sa autobusi ynë “i lavdishëm” të mbërrijë në “Tirana Fan Zone”. Aty pastaj fillon pritja. Aty pastaj do të jetë e ç’do të jetë! Do të shohim kur vetë kryeministri ynë mbase dhe me ministreshën atë të Kulturës dhe Sporteve” në krah (dhe jo me atë “të kopshteve pa leje”) do të japin çmime dhe vlerësime për stafin dhe lojtarët kuqezinj…
Kështu pra, sot pasdite do të kemi rastin të shikojmë këtë shfaqje qesharake shqiptare që zhbën edhe atë "sukses" minimal të eliminimit që në fazë të parë…
Sukses i vërtetë ishte pjesëmarrja jonë në Finalet e Francës për të parën herë dhe po ashtu, sukses ishte edhe goli “i nderit” që realizoi Sadiku. Goli i tij ndaj Rumanisë, që fati e desh të mos zhvleftësohej në minutën 76 të asaj ndeshjeje, kur pas gjuajtjes së rumunit Andoni, falë Zotit, na shpëtoi tranversa…
Kështu e ka futbolli dhe për një gol duhet edhe pak fat. Emocioni shumë i madh mund të të ndalë edhe zemrën në çast, por pastaj zbehet dhe nuk mban gjatë…Për këtë futbolli mbetet një sport i bukur. Prandaj, pas golit, nuk ka vend edhe për brohoritje të mëtutjeshme përtej stadiumit. Kështu edhe për golin tonë të Sadikut.
Për golin, që taksapaguesit më të varfër të Europës e paguan një milion euro, festimet butaforike janë të tepërta. Ato dëshmojnë në sy të botës për një mentalitet varfanjakësh që dekonspiron sesa të vogla janë kërkesat tona... Politizim idiot e i pështirë i qeveritarëve tanë që kërkon të na ngopë me lugën bosh dhe na mban larg Europës...
Comments
privat
te gjitha cudirat e botes mund ti gjesh ne shqiperi jemi popull i zgjuar te gjitha i dime nuk kemi nevoje te mesojme dhe mend i japim te gjitheve
Fitore, fitore!
1 milion euro per golin por edhe te pakten 100 mije euro per shtyllat(me Francen e me Zvicren me duket) edhe nga 50 mije euro per gjuajtjet ne porte! Edhe festa duhet te behet zyrtare dhe te zgjase 3 dite minimumi! Me gjithe kete mrekulli qe na bene djemte tane si teper te kursyer e indiferente po dukemi si shtet e si popull! Ne jemi kampionet reale te ketij kampionati! Pazaret e uleta qe na larguan i ka zakon Uefa! Padrejtesite po ashtu! Kampion de fakto jemi, de jure per ne nuk ka aspak rendesi! Bravoooo... kombetarja, bravo Edi Rama...
E sakte
Edhe une se c'ndjeva nje sikelldi kur e pashe ate pritje. Me te drejte i gjori Lorik, mbante koken ulur. Djemte u perpiqen, na dhane emocion por kjo pritje ishte e tepert dhe idiote.
Bravo gazetari!
Gjithmone Ju kam vleresuar,
Gjithmone Ju kam vleresuar, dhe ju a kam bere te ditur kete gje, duke u pozicionuar ne te njejtat parametra me mendimet dhe vleresimet t'Uaja.
Por, ne rastin e ketije shkrimi, mendoj se nuk keni aspak te drejte.
Hapi qe kemi hedhur me kete ekip kombetar futbolli, ne, si Shqiperi dhe si Shqipetare, nuk e kemi arritur asnjehere ne historine tone kombetare.
I mjaftueshem eshte vetem fakti qe, ne morem pjese, per here te pare ne histori, ne nje kompeticion te tille, si kampionati europian i futbollit. Vetem per kete arritje, duhej patjeter ky vleresim qe i u be ketije ekipi sot ne Tirane.
Nderkohe, nga tre ndeshje, ekipi yne, fitoi nje, dhe kjo nuk eshte pak.
Te tjerat, jane pa asnje vlere.
Per Ju, si Ilir Mborja, nuk do te thosha dashakeqesi, por per komentuesit e tjere te ketije portali, shoh meskinitet provinciali qe porsa ka mesuar te shkruaje ne kompjuter, dhe o burra te nxijme nje realitet qe vertet na ben krenare.
Gjithsesi, pershendetje zoti Mborja.
ibro@hotmail.gr
Problemi eshte teper i thjeshte dhe une i jap te drejte Ilirit ne trajtimin e pergjithshem. Nga ana tjeter te me lejoje te shtjelloj edhe une pikpamjen time. Ky ishte i pari rast qe kombetarja jone doli ne pjace. Vertet qe ne 3 takime, humbi 2, por duhet thene se humbjet erdhen pas nje loje qe ne tifozeve na kenaqi. Kjo eshte nje garanci qe na ben te besojme se futbolli yne ka te ardhme. Djemte luajten mire. Ne futboll ka edhe rastesira. Sido qe te ishte, nuk e quaj gabim qe keta djem dikush duhej ti priste e ti bente te ndjejne se atdheu nuk ua shperfill perpjekjen. Kaq dhe s'ka pse zgjatet me tej kjo kenge. Ne kushtet qe kemi gati dy jave qe vetem diskutojme e komemtojme futboll, nder kohe qe kemi neper kembe dhe poshterimin e nje kombi te tere nga kjo hale politike, e cila vazhdon te sorollas reformen e drejtesise, une jo vetem kaloj teresisht ne krahun e Ilirit, por do behesha edhe me i eger ne sensin kritik ndaj qeverrise sone. Mire apo keq, futbolli mbaroi me kete pritje. Si do i behet me ate pritjen tone disa vjecare per drejtesi e barazi shoqerore?
Add new comment