Kryeministri: Vendimi i BE-së për negociatat nuk lidhet më me detyrimet e Shqipërisë
Kryeministri Edi Rama është rishfaqur sot me një videomesazh për qytetarët shqiptarë rreth vendimit të Bashkimit Europian për cceljen e negociatave për anëtarësim.
Në fjalën e vet, z. Rama ka nënvizuar se vendimi ende i panjohur i 18 tetorit po kushtëzohet nga humori dhe optikat e ndryshme që vende anëtare të BE-së kanë për zgjerimin, duke vënë gishtin mbi qëndrimin e Presidentit francez, Emmanuel Macron.
Sipas z. Rama vendimi në fjalë nuk ka të bëjë më me detyrat e shtëpisë nga Shqipëria, por me dinamikat e brendshme, duket shtuar se përsa I përket vendit tonë, është bërë më shumë sesa thjesht detyrimet formale.
Kryeministri ka shtuar po ashtu se falë diplomacisë këmbëngulëse, qeveria në Tiranë ja ka dalë që të bindë Gjermaninë që jo vetëm të tejkalojë paragjykimet e veta, por edhe dëmin e krijuar nga ai që z. Rama e quajti plan i opozitës jashtëparlamentare kundër negociatave. Në fakt është për t’u shënuar se Berlini mori anën e një vendimi pro hapjes së negociatave, sigursht me kushte, ndërkohë që vende të tjera kanë vënë veton.
Comments
Epo ja hodhem atehere!
Epo ja hodhem atehere! Qenkemi ne rregull! Te fala Zahos dhe mos harro te na therrasesh ne dasmen e tij!...
Add new comment