Paralajmërimi: Fondi i Solidaritetit shkon në Kushtetuese nëse bëhet ligj
Biznesmeni Nikollaq Neranxi shkruan sot në gazetën “Panorama” se nëse fondi i solidaritetit që është propozuar nga Kryeministri Edi Rama në takimin e fundit me disa biznesmenë do të kthehet në ligj, atëherë ai do ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese.
Sa për fondin e solidaritetit, e bëj me dije Kryeministrin se si qytetarë të përgjegjshëm të këtij vendi, nuk kemi pritur urdhër prej tij për të qenë solidarë dhe humanë. Kompania Neranxi ka vite që jep me qindra bursa për të rinj, që ata të diplomohen në Institutin Kulinar Neranxi, sepse prindërit e tyre Rama i ka lënë në mjerim. Ne kemi vite që punësojmë individë me aftësi ndryshe dhe i trajtojmë ata me dashurinë dhe përkushtimin të cilat shteti nuk iu a dha kurrë. Ne kemi vite që bëjmë shumë vepra humanitare të cilat as nuk kemi dashur t’i bëjmë publike.
…nëse kjo çmenduri e Ramës do bëhet ligj, Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë me Kryetar Nikollaq Neranxin, do ta çojë në Gjykatë Kushtetuese, si një ligj antikushtetues. Nga ana tjetër, nxisim dhe inkurajojmë drejtësinë e re që po krijohet, që të bëjë veting në sipërmarrjet e mëdha, si një detyrim ndaj shoqërisë e cila ka 30 vite që është marrë peng nga njerëzit e korruptuar në biznes, politikë dhe drejtësi
shkruan biznesmeni në fjalë.
Add new comment