Shpresë dhe siguri vetëm nga gratë

Postuar në 05 Tetor, 2019 14:56

Edi Rama ka menduar një marifet të ri për të mbajtur kontrollin mbi partinë e vet. Pasi eliminoi zgjedhjet reale në parti, pasi zgjeroi Kryesinë dhe pasi vendosi vetë të sillte në mbledhjet e saj çdo ministër, pasi vendosi zv.ministra që nuk janë propozime të PS-së dhe nuk kanë lidhje me të, kryetari i saj ka vendosur që edhe në nivelin bazë organizativ të fusë sherrin.

Në datën 21 shtator të këtij viti, anëtaret e kryesisë, gratë deputet dhe gratë ministre propozojnë që në të 5000 organizatat socialiste të vendoset bashkëkryesia e një burri dhe një gruaje.

Të bindura se gratë në organizatën socialiste nuk mund të vazhdojnë të mbeten si një shtojcë, por duhet të kthehen në një shtyllë e rëndësishme, njësoj si në qeveri e në grupin parlamentar, propozojmë që secila prej 5000 organizatave socialiste në territor të bashkëdrejtohet nga një burrë dhe një grua. Pa pretenduar se kemi zbuluar ndonjë formulë të re apo gjetur zgjidhjen automatike për ekuilibrin e një dizekuilibri historik gjinor në organizatën bazë të familjes sonë politike, ne besojmë se duke iu referuar këtij modeli të adoptuar nga disa parti progresiste nëpër botë, do të promovojmë një ndryshim thelbësor me avantazhe të mëdha për të ardhmen e PS e të vetë vendit tone

thuhet në propozim.

Shikoni me kujdes kush e propozon këtë nismë dhe mund të kuptohet se ustai i këtij truku është vetëm një. Kalohet nga rregullimi i përfaqësimit në barazi përfaqësimi duke hequr kuptimin dhe vlerën e vetë detyrës së Kryetarit të OS-së, ndërkohë që partia padyshim që do ketë vetëm një kryetar: Edi Ramën. Truket e z. Rama me statutin që e ndryshonte një herë në vit kur ishte në opozitë nuk janë të reja. Ato synojnë vetëm mbajtjen nën kontroll të partisë dhe shmangien e çdo mundësie për kontestim duke hedhur farën e sherrit që në rrënjë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.