edi rama
Së shpejti në treg "Avadan", libri i ri i Kryeministrit Rama
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të publikojë së shpejti një libër të ri që ngërthen dhe komenton zhvillimet politike. Njësoj si me librin e parë të tij të njohur ndërkombëtarisht, “Kurban”, edhe ky reflektim do të bazohet mbi personazhet politike të vendit, duke ofruar në të njëjtën kohë sa një vëzhgim, aq edhe një kritikë, sa një analizë, aq edhe një lloj testamenti politik qytetar.
“Avadan” do të quhet libri dhe përqendrohet kryesisht mbi dy krizat e fundit, atë të vitit 2017 dhe krizën aktuale.
Mbrohen duke sulmuar ata që i hodhën baltë gjithë Shqipërisë
Socialistët kanë vendosur të bëjnë atë që do bënte çdo i dëshpëruar: të mbrohen duke sulmuar. Sot zv. kryeministri Erjon Braçe ka hedhur poshtë faktin se në përgjimet e publikuara nga gazeta “Bild” ka ndonjë akuzë, duke interpretuar se në këto materiale nuk provohet asgjëkundi blerja apo vjedhja e votave.
Kryeministri: Gjykata Kushtetuese dhe e Lartë u pastruan nga llumi. Gabimi, jo i yni, por i sistemit
Thotë kryeministri në intervistën e sotme në TVSh:
E mbajmë mend sesi dikur kërkonte falje për ndryshimet e Kushtetutës, sesi deklaronte se përgjegjësia për aleancën me Ilir Metën ishte e tija. Sot zotëria po bën reformë, po pastron hauret e Avgjisë që i kishte krijuar me duart e veta. A mundet të ketë një njeri serioz që t’i besojë këtij zotërie?
Qeveria mban të fshehtë mesazhin e urimit të Assad. Kërkon ndihmë nga Turqia për të kuptuar arsyet
Qeveria shqiptare ka fshehur dhe mbajtur larg mediave një mesazh të presidentit sirian Bashar al Assad. Sipas burimeve shumë të sigurta që flasin për redaksinë e “Të Kripura”, mesazhi është dërguar me rastine Ditës së Dëshmorëve, më 5 maj dhe ai përmban urimet në emër të popullit sirian, por deri dikur shpreh edhe solidaritetin e Damaskut zyrtar me qeverinë e z. Edi Rama. Në letrën e tij, Assad shkruan se shqiptarët janë një popull me histori të lashtë dhe krenare, Siria vetë ka përfituar nga kontributi i shqiptarëve në shekuj, një numër jo i vogël i të cilëve ka gjetur strehë në atë vend.
Edi Rama është krimineli perfekt, por kjo situatë nuk shpjegohet vetëm me të
Kryetari i Partisë Demokratike LUlzim Basha ka dalë sot në mbrëmje në një konferencë për shtyp për të folur për atë që ka ndodhur së fundmi me përgjimet e publikuara nga gazeta “Bild”. Në një fjalë të hapur, Basha e ka quajtur Edi Ramën si kriminelin perfekt të një sistemi që ka kapur Shqipërinë.
Duke pranuar se kjo që ka ndodhur nuk shpjegohet vetëm me Edi Ramën, por me një sërë dështimesh edhe të PD-së për t’u marrë me korrupsionin, Basha ka deklaruar se vendi tanimë ka nevojë për reforma reale, kushtetuese, por edhe të partive politike.
Metabolikët e çdo pushteti
Kur diskutohej zgjedhja e Presidentit të ri në vitin 2012, Ilir Meta, asokohe kryetar i LSI-së dhe një njeri në koalicion me PD-në, deklaronte ndër të tjera se ka patur shumë njerëz që e kishin refuzuar kandidimin për president. Zoti Meta nuk dha emra, por zbuloi një fakt politik që kalon pa u vënë re: Refuzimin.
Mbetemi të fundit edhe në Ballkanin Perëndimor
Një deklaratë e presidentit maqedonas Pendarovski që ka kërkuar që procesi i vlerësimit të Maqedonisë së Veriut për integrimin në Europë të ndahet nga Shqipëria ka prishur humorin në Tiranë. Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka reaguar sot duke e cilësuar qëndrimin e Shkupit zyrtar si të pavend dhe jo praktik.
Terapia e njohur për socialistët "fajin e ka Saliu" adoptohet si politikë zyrtare
Kryeministri ka folur sot në Parlament për krizën duke përsëritur ato që ka thënë thuajse çdo ditë.
Tre hapa para, apo ka hyrë në trehapësh?
Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi në një takim me simpatizantë të Partisë Socialiste, se ai e ka ditur që presidenti Ilir Meta do të anullonte zgjedhjet.
Unë jam tre hapa para tyre gjithnjë
u mburr Kryeministri.
Pse nuk i tremb reforma në drejtësi socialistët e koncesioneve?
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sot shkarkimin e Ilir Metës si President i Republikës. Duke folur nga Burreli ai ndër të tjera tha:
Dje Ilir Meta e ka shkuar fatin e tij si një president që e ka humbur të drejtën të qëndrojë në këtë zyrë dhe jo sepse kështu them unë por sepse kjo që shikoni është dhe do jetë pasqyra e një të vërtete do t’iu bëhet shumë e qartë. Kjo luftë nuk është për Bashkitë.