Blloku Bota
Putin: I kërkova Bill Clinton që Rusia t’i bashkohej NATO-s
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar në një intervistë për regjizorin e njohur Oliver Stone se ai i kishte sugjeruar ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, që Rusia të bëhej pjesë e NATO-s.
“Kujtoj një nga takimet tona të fundit me presidentin Clinton kur ai erdhi në Moskë. Gjatë takimit i thashë: “Ne duhet të konsiderojmë një opsion që Rusia i bashkohet NATO-s”, tha Putin.
“Clinton tha: “Pse jo?” shtoi Putin sipas të cilit “delegacioni amerikan u bë shumë nervoz”.
Përballje në Azi, SHBA mesazh Kinës: Nuk do të pranojmë ndryshimin e njëanshëm të status quosë
Pa mbaruar problemet me Europën dhe daljen nga Marrëveshja e Parisit për klimën, SHBA kanë hapur një tjetër front eventual, kësaj radhe më delikat. Gjatë një konference për sigurinë në Singapor, sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, deklaroi se zhvillimet e fundit në ishujt e detit të Kinës Jugore provokojnë ndryshime të njëanshme të status quosë, të cilat SHBA nuk do t’i pranojë.
Tjetër ministër i PASOK nën akuzë për pastrim parash dhe korrupsion
Pas Xohaxupoulos edhe ish-ministri tjetër grek i Mbrojtjes, Yiannos Papantoniu është vënë nën akuzën e pastrimit të parave. Prokurorët kanë akuzuar atë dhe gruan e tij, Stavroula Kourakou si të pandehur duke ndaluar edhe daljen e tyre nga vendi. Sipas gazetës greke “Kathimerini” akuzat u ngritën pas konstatimit të një llogarie bankare të Papantoniut, përfshirë në listën Borjans, në bankën zvicerane UBS.
Kina dhe BE në një front për ndryshimet e klimës
Kina dhe Bashkimi Evropian premtojnë unitet në luftën kundër ndryshimeve klimatike, një ditë pasi presidenti Donald Trump njoftoi tërheqjen amerikane nga marrëveshja klimatike Parisit. Kryeministri kinez dhe zyrtarë të lartë evropianë firmosën një deklaratë të përbashkët me mbështetjen e të gjitha shteteve anëtare të BE-së, sipas të cilit BE-ja dhe Kina angazhohen për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Parisit për Klimën.
Prag epidemie në Jemen: 10 mijë raste kolere vetëm në 72 orët e fundit
Përveç urisë që kërcënon miliona njerëz, Jemeni po i drejtohet së fundmi kufirit të katastrofës njerëzore me shfaqjen dhe përhapjen në masë të kolerës. Al Jazeera raporton për 70 mijë raste duke referuar raporte të UNICEF, sipas të cilës deri më tani kanë vdekur 600 njerëz. Parashikimet flasin për një numër prej 130 mijë të prekurish në dy javët e ardhshme, duke i shtuar këtij vendi në luftë civile dhe nën bllokadë edhe një problem që e bën krizën thuajse fatale.
Presidenti serb: Duhet dialog i brendshëm për Kosovën dhe ndryshim i Kushtetutës
Vetëm një ditë pas betimit si President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë një lëvizje politike që sinjalizon se investimi për të paqëtuar marrëdhëniet serbo-shqiptare mbetet i madh dhe rruga e vetme për paqen në rajon. Ai u betua duke përmendur edhe Kosovën si pjesë të Serbisë, pasi një gjë e tillë trajtohet në Kushtetutën serbe. Mirëpo në vizitën e tij në Pançevo, Vuçiç konfirmoi se është e nevojshme të hapet një dialog i brendshëm për Kosovën, dialog që duhet të elimonojë qasjet mitologjike, për të harmonizuar politikën e vendit me problemet e njerëzve dhe të drejtat e tyre.
E tha dhe e bëri!
Tërheqjen e SHBA-ve nga marrëveshja e Parisit mbi ndryshimet klimatike njoftoi të enjten në mbrëmje presidenti amerikan, Donald Trump, duke e mbajtur premtimin për të mbrojtur interesin e punëtorëve amerikanë të qymyrit dhe industrive të tjera.
Trump ka premtuar një marrëveshje më të mirë se ajo e Parisit, e cila sipas tij është shumë e kushtueshme për SHBA-të, ndërsa Kina sipas tij mund të rrisë emetimet deri në vitin 2030.
Vendimi është marrë, SHBA do tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën
Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të tërheqë SHBA-të nga marrëveshja historike e Parisit mbi ndryshimet klimatike. Trump, i cili më parë e ka quajtur një "farsë" kërcënimin e ngrohjes globale, nuk pranoi të mbështetesë marrëveshjen historike në samitin e G7, duke thënë se ai kishte nevojë për më shumë kohë për të vendosur.
Kryeministri i ri i Serbisë. Daciç: Unë nuk i pëlqej Perëndimit
Betimi i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë ka hapur diskutimin për pasuesin e tij në kryeministri. Pak ditë më parë në disa media serbe u përfol mundësia e zgjedhjeve të parakohshme, por aktualisht është ende shpejt për të folur. Lidhur me këtë çështje, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, aleat me Vuçiç, është shprehur se mundësia që ai të jetë kryeministër është shumë e vogël.
Vuçiç betohet si president mbi Kushtetutë, Ungjill dhe për “Tokën e Premtuar”
Aleksandër Vuçiç është betuar sot si president i Serbisë, me një ceremoni që siç raportojnë mediat e këtij vendi, ka përfshirë edhe një betim mbi Kushtetutë dhe Ungjill.