Presidenti serb: Duhet dialog i brendshëm për Kosovën dhe ndryshim i Kushtetutës

Postuar në 02 Qershor, 2017 11:27

Vetëm një ditë pas betimit si President i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë një lëvizje politike që sinjalizon se investimi për të paqëtuar marrëdhëniet serbo-shqiptare mbetet i madh dhe rruga e vetme për paqen në rajon. Ai u betua duke përmendur edhe Kosovën si pjesë të Serbisë, pasi një gjë e tillë trajtohet në Kushtetutën serbe. Mirëpo në vizitën e tij në Pançevo, Vuçiç konfirmoi se është e nevojshme të hapet një dialog i brendshëm për Kosovën, dialog që duhet të elimonojë qasjet mitologjike, për të harmonizuar politikën e vendit me problemet e njerëzve dhe të drejtat e tyre.

Ne duhet t’i vendosim gjërat në një plan racional që të mund të bisedojmë”, tha ai, duke shtuar se me siguri nuk do të mungojnë ata që do ta quajnë tradhëtar pas kësaj.  

Unë respektoj çdo kishë, çdo komunitet fetar. Është detyra si president i Republikës, sikundër ishte kur isha kryeministër. Por puna jonë është të kujdesemi për jetën në tokë, ndërkohë që dikush tjetër duhet të kujdeset për atë në parajsë”, tha ai.

Sipas tij dialogu konsiston në nevojën e ndryshimit të kushtetutës lidhur me Kosovën, duke vlerësuar se nëse kjo nismë dështon atëherë kjo do të tregojë se “serbët janë më shumë të shqetësuar për vendin e stërgjyshërve tanë sesa atë të fëmijëve tanë”. Vuçiç ndodhej në Pançevo në një njësi të ushtrisë bashkë me ambasadorin amerikan Kyle Scott që merrte pjesë për të dhuruar 19 automjete për ushtrinë serbe.

http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=06&dd=01&nav_id=10...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.