Vuçiç betohet si president mbi Kushtetutë, Ungjill dhe për “Tokën e Premtuar”

Postuar në 31 Maj, 2017 13:30

Aleksandër Vuçiç është betuar sot si president i Serbisë, me një ceremoni që siç raportojnë mediat e këtij vendi, ka përfshirë edhe një betim mbi Kushtetutë dhe Ungjill.

Betohem se do të përkushtohem me gjithë fuqinë time në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Serbisë, përfshirë Kosovën dhe Metohinë si pjesë e saj…”, tha Vuçiç ndër të tjera. Krahas këtij betimi ka pasuar edhe pjesa për respektimin e të drejtave të njeriut. Vuçiç hyn në zyrë pas Tomislav  Nikoliç, konservatori serb. Vuçiç ka dëshmuar gatishmëri për të biseduar dhe dialoguar, për të dëgjuar palët e tjera, por betimi I sotshëm flet për një pikë kritike “morale” nga e cila shoqëria serbe nuk është e gatshme të lëshojë edhe pse nuk ka më asnjë fuqi të bëjë gjë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.