Blloku Bota
Fotokopja e Shqipërisë, Maqedonia legalizon 180 mijë ndërtime pa leje që nga viti 2011
Ndërtimet pa leje janë një llojë emëruesi i përbashkët në Ballkan. Përveç Shqipërisë dhe Kosovës që dihet që e kanë këtë problem, pak ditë më parë bëri bujë lajmi I prishjes së një xhamie pa leje në Beograd. Mirëpo duket se nuk mbaron këtu. Maqedonia fqinje ka pothuajse të njëjtën përhapjentë dukurisë sa Shqipëria. Agjencia “Mia” raporton se Kadastra maqedonase ka bërë të ditur legalizmin e 180 mijë shtëpive dhe ndërtimeve pa leje që nga viti 2011 kur nisi procesi në fjalë.
Edhe BE-ja shton financimet për mbrojtjen
Mbrojtja nis të nxjerrë krye si prioritet edhe për Bashkimin Europian. Kjo reflektohet në fonde dhe financime për një sketor për të cilin deri më tani BE-ja ka qenë pas vendeve të tjera të mëdha. Mirëpo duket se gjërat ndryshojnë duke prekur sektorëvtë tjerë civilë me rëndësi si mjedisi, dixhitalizimi dhe energjia.
Sunitët në aleancë me ISIS për të destabilizuar Iranin*
Ndryshe nga garancitë e autoriteteve iraniane, sulmet e koordinuara terroriste në Teheran, përgjegjësinë e të cilëve e mori e ISIS, është hera e parë që mosmarrëveshjet mes sunitëve dhe shiitëve u transferuan nga Shteti Islamik në Iran. Kjo është edhe hera e parë që celultat terroriste arrijnë të depërtojnë në vend dhe të bashkëpunojnë me elementë lokale për të organizuar një sulm të kësaj shkalle.
Në 1 Tetor referendumi për pavarësinë e Katalonjës
Presidenti i Katalonjës, Carles Puigdemont ka shpallur 1 Tetorin si ditën e mbajtjes së referendumit mbi pavarësinë e këtij rajoni të Spanjës.
"Dëshironi që Katalonja të jetë një shtet i pavarur në formën e Republikës?" Është kjo pyetja që do të vihet në fletën e referendumit"- tha presidenti Puigdemont, duke pretenduar "të drejtën e referendumit për vetëvendosje"
Qeveria konservatore e Mariano Rajoy ka pohuar gjithmonë se ky referendum, i cili ka qenë i ndaluar, nuk do të realizohet.
Maqedonia drejt anëtarësimit në NATO në vitin 2018? NATO përgënjeshtron vizitën e Stoltenberg në Shkup
Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan se Maqedonia do të jetë pjesë e NATO-s në pranverën e vitit 2018. Agjencia citon burime diplomatike sipas të cilave parashikohet që sekretari i Përgjithshëm iAleancës, Stoltenberg do të vizitojë së shpejti Shkupin në mesin korrikut të këtij viti për të shtyrë përpara procesin. Lidhur me çështjen e emrit thuhet se Shkupi do të pranojë emrin Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, si një zgjidhje e përkohshme që është pranuar në një intervistë edhe nga kryeministri aktual Zoran Zaev.
Britani, zgjedhjet nuk prodhojnë shumicë
Zgjedhjet në Britaninë e Madhe nuk kanë sqaruar ndonjë gjë për të ardhmen e vendit. Konservatorja në detyrën e kryeministrit, Theresa May nuk ka arritur të sigurojë dot shumicën prej 326 vendesh në Parlament, duke humbur 17 vende krahasuar me prezencën e deritanishme të partisë së saj.
Laburisti Jeremy Corbyn ka marrë 30 vende më shumë, 258 vende, ndërkohë që në total aleanca e laburistëve ka 304 vende. Shumica e nevojshme për krijimin e qeverisë është 326 vende në një parlament prej 650 vendesh.
Comey akuzon Shtëpinë e Bardhë për gënjeshtra
Administrata e presidentit Donald Tramp ka gënjyer për arsyet e shkarkimit të James Comey-t nga drejtimi i FBI-së. Deklarata e fortë vjen nga vetë ish-kreu i Byrosë Federale të Hetimit, Michael Flynn gjatë dëshmisë së tij përpara Komitetit të Inteligjencës së Kongresit Amerikan.
“Administrata amerikane zgjodhi të thotë se shkarkimi im u bë pasi FBI ishte një rrëmujë e madhe dhe se kishte humbur besimin te lideri i saj. Këto ishin gënjeshtra, thjesht dhe qartë gënjeshtra”-tha Flynn.
Dëshmia e Comey para Senatit të SHBA: Trump më kërkoi Besnikëri
Dëshmia e ish-kreut të Byrosë Federale të Hetimit, James Comey para Senatit amerikan(teksti i shkruar) është hedhur nga mediat online dhe qarkullon në formën e një dokumenti prej 7 faqesh. Comey, që me gjasë do të mbetet si një nga figurat më të debatuara të Byrosë, është thirrur të dëshmojë për marrëdhëniet e tij me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump që mandej u bë president në detyrë të plotë.
Video e sulmit në Paris
Sulmi ndodhi para disa ditësh kur një person goditi me çekiç një punonjës policie në sheshin pranë Katedrales Notre Dame, duke thirrur: "Kjo është për Sirinë".
Kurdët e Irakut shpallin referendumin për pavarësi
Kurdët e Irakut do të mbajnë së shpejti referendumin për pavarësinë. Lajmi bëhet i ditur në një njoftim nga presidenca kurde e Rajonit të Kurdistanit në Irak – i vetmi rajon autonom, njësi konstituive federative e Irakut – sipas të cilit data e referendumit do të jetë 25 shtator 2017. Presidenti i rajonit Masoud Barzani ka mbledhur përfaqësues të partive politike të rajonit dhe ka komunikuar datën ndërkohë që partitë kanë dhënë dakordësinë për krijimin e një Këshilli të Posaçëm për referendumin.