Blloku Bota
Padi ndaj NATO-s për fushatën e vitit 1999?
Një grup doktorës dhe avokatësh serbë kanë ndërmend të padisin NATO-n për bombardimin e Serbisë në vitin 1999 dhe përdorimin e uranit të varfëruar në fushatën e saj që ka sjellë pasoja mbi shëndetin e popullsisë civile.
John Simon Bercow rikonfirmohet në krye të Parlamentit britanik. Rasti i parë që nga Lufta
Parlamenti i ri britanik(dhoma e ulët)ka zgjedhur me konsensus si kryetar të vetin John Simon Bercow, i vetmi që pas LIIB që rizgjidhet për herë të tretë. Bercow është i mirënjohur për vendosmërinë e tij dhe humorin me të cilin drejton punimet e Parlamentit britanik, që janë përherë një ngjarje demokratike.
Fundi i rendit anglo-amerikan
Fundi i rendit anglo-amerikan. Kështu titullohet një opinion me autor Nick Bryant në BBC në datën 9 qershor, në të cilin evidentohet dobësia e treguar së fundmi nga SHBA dhe Britania e Madhe si shprehje e mbylljes së një epoke në marrëdhëniet ndërkombëtare. Sipas Bryant idetë që po gjejnë forcë si veçanësia amerikane, neo-izolacionizmi i Donald Trump me daljen nga marrëveshja Trans Paqësorit dhe Pakti I Parisit, BREXIT dhe tani zgjedhjet e fundnut në Britani, po vënë në pikëpyetje atë rend që u konceptua me Kartën e Atlantikut në vitin 1941 nga Roosevelt dhe Churchill.
Amerikanët rrisin prezencën ushtarake në rajon
Amerikanët kanë vendosur të forcojnë praninë ushtarake në rajonin e Ballkanit. Mediat greke raportojnë se Pentagoni ka dhënë miratimin për stacionimin e zhytësve amerikanë (Navy Seals) në bazën e Souda-s të Greqisë. Me rëndësi të veçantë është fakti që marinsat e organizuar në grupe të vogla futen gjithmonë e më pak nga baza e Incirlikut në Turqi për të vepruar në vatra intensive si Siria.
Videolajm/Pepe Guardjola i bashkohet fushatës për referendumin e Katalonjës
Zgjedhjet në Kosovë, një shoqëri me standarde politike më të larta se Shqipëria
Zgjedhjet në Kosovë përfunduan brenda 24 orëve duke e kthyer shtetin në fjalë, të vetmin entite politik të shqiptarëve që kryen zgjedhje sipas normave ndërkombëtare. Po kështu, koalicioni i drejtuar nga PDK dhe partia e Haradinajt, kanë dalë në krye, por pa arritur shumicën qeveriëse. Ish-kryeminstri Isa Mustafa, kryetar I LDK-së, postoi një mesazh ku falënderon qytetarët e Kosovës dhe deklaron humbejn:
“Të nderuar qytetarë,
Ju e dhatë vendimin tuaj në këto zgjedhje. Mbi të gjitha mbizotëroi zëri i kundërshtimit.
Greqia nis presionin: Maqedonia të pranojë kompromisin për çështjen e emrit
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nios Kotzias, ka bërë thirrje që Maqedonia, qeveria e saj e re, të pranojë kompromise për emrin në funksion të integrimit në BE dhe NATO. Duke folur në Kozani, Kotizas se “tani që gjërat u stabilizuan ata do të kërkojnë sërish anëtarëismin në NATO dhe BE në emër të stabilizimit të mëtejshëm. Asnjë gjë kundër deri këtu. Por së pari ata duhet të zbatojnë detyrimet e tyre, që do të thotë të ndalin irredentizmin e tyre dhe të bëjnë kompromis mbi emrin”.
Lutje Erdoganit të hapë Wikipedia-n
Sudentët në Turqi i kanë kërkuar presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan të zhbllokojë Wikipedian dhe t'i i lejojë të kenë akses në informacionin që duan. Nga prilli i kaluar qeveria turke ka bllokuar qasjen në një nga burimet më të mëdha të informacionit online në mbarë botën. Ishte vetë Presidenti turk që urdhëroi bllokimin
Video e re e sulmit në parlamentin iranian
"Mentaliteti i shteteve kombe po e pengon BE-në"
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, konfirmon një qasje të re të BE-së në çështjet e mbrojtjes. Në një intervistë për revistën gjermane “Spiegel”, ai tregohet i matur në interpretimin e qëndrimeve të presidentit amerikan Donald Trump, por shprehet i prerë se Europa duhet të ndryshojë kursin në drejtim të politikave të mbrojtjes.