"Mentaliteti i shteteve kombe po e pengon BE-në"

Postuar në 11 Qershor, 2017 10:46

Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, konfirmon një qasje të re të BE-së në çështjet e mbrojtjes. Në një intervistë për revistën gjermane “Spiegel”, ai tregohet i matur në interpretimin e qëndrimeve të presidentit amerikan Donald Trump, por shprehet i prerë se Europa duhet të ndryshojë kursin në drejtim të politikave të mbrojtjes. 
“Nuk po ndjek kursin e militarizimit të BE-së, porn e nuk mund t’ia lejojmë më vetes mentalitetin e shteteve të vogla kombëtare kur vjen puna te politika e mbrojtjes. Le t’ju jap një shembull të thjeshtë: ne shpenzojmë në Europë gjysmën e buxhetit të mbrojtjes së ShBA, por arrijmë vetë, 15% të efiçencës amerikane. Ka 178 sisteme armësh në Europë, 30 në ShBA. Ne kemi 17 tipe tankesh, amerikanëve kanë një. Nëse ne e konsolidojmë më tej prokurimin, ne mund të kursejmë 25-100 miliardë euro. Ne nuk do të ndjekim çështjet globale me forcë ushtarake – BE nuk u konceptua për atë. Por për shkak se bota është bërë ajo që është, çështjet globale janë tashmë diçka që ne europianët duhet t’i mësojmë”, tha Juncker.
 Sipas tij bashkëpunimi transatlantik mbetet i vetmi opsion edhe për ShBA-të, 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.