Padi ndaj NATO-s për fushatën e vitit 1999?
Një grup doktorës dhe avokatësh serbë kanë ndërmend të padisin NATO-n për bombardimin e Serbisë në vitin 1999 dhe përdorimin e uranit të varfëruar në fushatën e saj që ka sjellë pasoja mbi shëndetin e popullsisë civile.
Gazeta serbe “Danas” shkruan se padia nuk ka asnjë shans për të fituar gjë, pasi për të vlerësuar pasojat e fushatës mbi shëndetin e popullatës duhen kërkime të thelluara. Grupi në fjalë pretendon se përdorimi i uranit të varfëruar ka lidhje të drejtpërdrejtë me shtimin e disa sëmundjeve të rënda në Serbi, sidomo kancerit, pretendim ky që është hedhur më parë edhe për fushatën në Bosnje – Hercegovinë. Gazeta i ka kërkuar një përgjigje edhe ministrit pa portofol për politikat demografike, Slavica Djukiç Dejanoviç, sipas të cilit “kërkohen studime të thelluara dje qëndrime profesionale që nuk lidhen me politikën”.
“Sa për bombardimet e NATO-s, tonelata me bomba u hodhën në Serbi…A do të ishte I ndershëm dëmshpërblimi. Po, por unë mendoj se procesi duhet ndërmarrë kur premisat të krijohen që përgjigja të jetë pozitive”, shtoi ai.
Në Serbi mendojnë se shteti duhet të mbështesë kërkime të tilla, në mënyrë që të dalin përfundime të specializuara mbi këtë çështje. Përgjigjen në këtë rast duhet ta japë shkenca. Rasti është interesant pasi një gjyq i kësaj natyre mund të sanksiononte norma të reja në përdorimin e armëve të ndryshme në fushata ushtarake, të cilat edhe vetë NATO nuk i quan më Luftë. Synimet e një fushate ajrore, doktrina që e mbështet atë në kushtet e epërsisë teknologjike, janë të ndryshme nga ato të Luftës së Dytë Botërore, që ishin dëmi njerëzor dhe gjunjëzimi psikologjik. Aktualisht me fushata si ajo e vitit 1999 synohej paralizimi ekonomik dhe infrastrukturor, që nga ana e vet u realizua. Pasoja e uranit të varfëruar është për rrjedhojë një aspekt që nuk i përgjigjet vetë synimeve të fushatës, pa folur për dyshimin e përhershëm për pasojën afatgjatë në shëndetin e popullsisë.
http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=06&dd=13&nav_id=10...
Add new comment