urani i varferuar
Kallëzim NATO-s për përdorimin e uraniumit të varfëruar në Luftën e Kosovës
Mund të rezultojë një ndër nismat që do të inkriminojë një komunitet të tërë vendesh. Agjencia serbe e lajmeve, B92, bën e dije për një ndërmarrje të qytetarëve serbë kundër NATO-s dhe përdorimit prej saj të uraniumit të varfëruar gjatë konflliktit të Kosovës në vitin 1999.
Serbia do të hetojë në nivel parlamentar pasojat e bombardimeve të vitit 1999
Serbia do të hetojë pasojat e bombardimit të vendit nga NATO. Këtë ka njoftuar në një intervistë për RTS, kryetarja e Parlamentit Maja Gojkoviç, sipas të cilës hetimi është detyrim ndaj qytetarëve për të thënë të vërtetën.
Ne po themi që ka një nevojë për të krijuar një komision në nivel parlamentar që do të ketë detyrën të hetojë pasojat e bombardimeve të vitit 1999 mbi shëndetin dhe mjedisin me një vëmendje të veçantë ndaj përdorimit të uranit të varfëruar
Padi ndaj NATO-s për fushatën e vitit 1999?
Një grup doktorës dhe avokatësh serbë kanë ndërmend të padisin NATO-n për bombardimin e Serbisë në vitin 1999 dhe përdorimin e uranit të varfëruar në fushatën e saj që ka sjellë pasoja mbi shëndetin e popullsisë civile.
Nobelisti i Paqes urdhëroi përdorimin e uranit të varfëruar në Siri
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, administrate e nobelistit për paqe, Barack Obama, ka përdorur predha me uran të varfëruar në Siri. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi I Komandës Qendrore të Ushtrisë amerikane, majori Josh Jacques i cili ka konfirmuar një gjë të tillë për reviostën “Foreign Policy”. Predhat janë përdorur gjatë sulmeve ndaj kamionëve të ISIS në vitin 2015 dhe në total arrijnë në 5 265 copë të lëshuara nga avionët A -10 në shkretërirat lindore të Sirisë.