Serbia do të hetojë në nivel parlamentar pasojat e bombardimeve të vitit 1999
Serbia do të hetojë pasojat e bombardimit të vendit nga NATO. Këtë ka njoftuar në një intervistë për RTS, kryetarja e Parlamentit Maja Gojkoviç, sipas të cilës hetimi është detyrim ndaj qytetarëve për të thënë të vërtetën.
Ne po themi që ka një nevojë për të krijuar një komision në nivel parlamentar që do të ketë detyrën të hetojë pasojat e bombardimeve të vitit 1999 mbi shëndetin dhe mjedisin me një vëmendje të veçantë ndaj përdorimit të uranit të varfëruar
është shprehur ajo.
Sipas Gojkoviç komisioni mund të ngrihet nga java që vjen dhe në ndihmë do të vijë edhe një raport i parlamentit italian. Ky raport flet për nivelin e vdekshmërisë mes ushtarëve italianë që janë ekspozuar ndaj zona të kontaminuara pa mbrojtje.
Add new comment