Amerikanët rrisin prezencën ushtarake në rajon
Amerikanët kanë vendosur të forcojnë praninë ushtarake në rajonin e Ballkanit. Mediat greke raportojnë se Pentagoni ka dhënë miratimin për stacionimin e zhytësve amerikanë (Navy Seals) në bazën e Souda-s të Greqisë. Me rëndësi të veçantë është fakti që marinsat e organizuar në grupe të vogla futen gjithmonë e më pak nga baza e Incirlikut në Turqi për të vepruar në vatra intensive si Siria.
Sa i përket mundësisë së marrëveshjes për bazën e Souda-s aludoi edhe kryeministri Tsipras në «Concordia Evropë Summit» kur foli mbi domosdoshmërinë e "thellimit" të marrëdhënieve greko-amerikane.Stacionimi i përhershëm i marinsave amerikanë në Souda gjithashtu përbën një njohje të nënkuptuar të vlerës së Qendrës së NATO-s (KENAP-NMIOTC) në këtë bazë, ku bëhet trajnimi i forcave speciale të të gjitha forcave aleate.
Sipas mediave greke Athina kërkon nga SHBA dy fregata ose korveta, të cilat mund të veprojnë në Mesdheun lindor. Por shkatërruesit «Arleigh Burke» për momentin nuk lirohen nga SHBA-ja për arsye politike dhe pjesërisht ekonomike. Sipas ekspertëve, Greqia do të ketë vështirësi në mirëmbajtjen e dy anijeve të tilla, të cilat kërkojnë një ekip prej rreth 320 personash, pothuajse dy herë sa numri i fregatave të Marinës.
Amerikanët u treguan të impresionuar nga aftësitë e aeroportit të Souda-s, ku transferuaran me shpejtësi dhe pa probleme municionet dhe sistemet e sofistikuara raketore që ishin dërguar nga SHBA për nevojat e luftanijes që veproi në Mesdheun Lindor.
http://www.kathimerini.gr/913436/article/epikairothta/politikh/anava8mis...
Add new comment