Blloku Bota
Neutraliteti i Serbisë
Serbia është një vend që i përmbahet neutralitetit ushtarak që vepron në këtë rast si një vijim i doktrinës jugosllave të politikës së jashtme të njohur si Vendet e Paangazhuara. Ky neutralitet nënkupton se Serbia, një vend me pozicion gjepolitik kyç në Ballkan dhe me histori të ndërthurur shumë me historinë europiane të shekullit të 20-të, i qëndron larg angazhimeve në blloqet ushtarake si NATO, pa mohuar gjithësesi bashkëpunimin me to.
Ndërron jetë Helmut Kohl
Helmut Kohl, ish – kancelar i Gjermanisë, një ndër autorët e riunifikimit të këtij shteti, ka ndërruar jetë në moshën 87 vjeçare. Ai ishte kancelar në vitet 1982 1998 dhe konsiderohet edhe si mbrojtës i kancelares aktuale Anglea Merkel.
I sapokthyer nga Korea e Veriut, studenti amerikan Warmbier në gjendje të pashpjegueshme neurologjike
Studenti amerikan Otto Warmbier, i cili u mbajt 17 muaj në Korenë e Veriut, është rikthyer në SHBA, por mjekët nuk arrijnë të diagnostikojnë gjendjen e tij neurologjike. Në një konferencë për shtyp, mjekë të Universitetit të Sinsinatit, deklaruan se nga skanimet e ndryshme dhe nga rezonanca magnetike, është konstatuar humbje e indit trunor në të gjitha zonat e kafkës së Warmbier. Mjekët shtuan se nuk kanë një aryse bindëse për të shpjeguar këtë gjendje të Warmbier, duke qenë se doktorët kanë përjashtuar dhunën dhe traumat fizike ndaj studentit amerikan.
Netanjahu pritet me protesta në Selanik
U prit me protesta dhe kundërshtime vizita e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në Selanik me rastin e takimit trepalësh Greqi-Qipro-Izrael.Qindra protestues marshuan të ndarë në dy drejtime të ndryshme në qendër të qytetit.
Në krye të protestave ishin simbolikisht anëtarët e komunitetit palestinez të Selanikut dhe Greqisë Veriore. Demonstruesit shprehën solidaritetin e tyre me popullin palestinez, duke hedhur parulla kundër SHBA, NATO-s dhe BE-së dhe memorandumeve shtrënguese ndaj Greqisë.
Çështja ruse, edhe zv. Presidenti amerikan Pence punëson një avokat
Çështja ruse kthehet në dhimbje koke për administratën Trump. Përfundimet e shërbimeve të inteligjencës amerikane thonë se rusët kanë interferuar në zgjedhje dhe për këtë ka hetime nga Kongresi dhe Departamenti i Drejtësisë në tagrin e këshilltarit special Robet Mueller. Ky i fundit që ka shërbyer edhe si ish-drejtor i Byrosë Federale të Hetimit, mbikëqyr hetimin për lidhje të mundshme, apo koordinim mes qeverisë ruse dhe njerëzve të caktuar në fushatën e Trump. Vetë presidenti amerikan ka punësuar një avokat, por edhe zv. Presidenti Mike Pence ka bërë të njëjtën gjë.
Ana Brnabic, kryeministrja e re e Serbisë
Serbia po mendon të zgjedhë një kryeministre femër. Presidenti Aleksandër Vuçiç, që vjen nga partia fituese e zgjedhjeve, ka deklaruar se ka vendosur të mandatojë Ana Brnabic për krijimin e qeverisë së re. Brnabic është aktualisht minister e Administrimit dhe Vetëqeverisjes Lokale dhe vjen në detyrë dhe sipas Vuçiç, ministrja është një njeri shumë punëtor, me kredenciale profesionale dhe personale.
Turqia ndërton 700 km mur në kufirin me Sirinë. Së shpejti mur edhe në kufi me Iranin
Turqia ka përfunduar ndërtimin e një muri 700 km të gjatë në kufirin me Sirinë. Sipas ministrit turk të mbrojtjes, Fikri Işık, një mur i ngjashëm do të ndërtohet edhe në kufirin me Iranin në lindje të vendit dhe ai synon ndalimin e penetrimit të terroristëve. Muret janë pjesë e asaj që ministri e quajti sistem i integruar mbrojtjeje që përfshin mure, sistem ndriçimi, kamerash dhe përdorim dronesh dhe sistemesh më të gjera mbikëqyrjeje.
Haradinaj i fton të gjithë në qeveri
Kosova doli me një votë të fragmentuar nga zgjedhjet e së dielës, ku asnjë prej partive apo koalicioneve nuk bën dot qeverinë e vetme. Në këto kushte zgjidhjet që ofrohen nga ata që mund të quhen fitues orientohen drejt konjukturave që kanë për qëllim marrjen e pushtetit dhe ndarjen e pushtetit edhe me ata që mund të quhen kundërshtarë. Kështu kandidati i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj në një intervistë për Radion Europa e Lirë i fton të gjithë të bëhen pjesë e qeverisë, duke nisur nga koalicioni kundërshtar i udhëhequr nga LDK, Lëvizja Vetendosje dhe Lista Serbe.
Hetuesit e OKB-së, akuzë koalicionit të SHBA për fushatën ajrore në Raqqa
Politika amerikane në Siri sulmohet së fundmi edhe nga Kombet e Bashkuara. BBC-ja nuk ka munguar të raportojë një raport të hetuesve për krimet nga OKB sipas të cilëve fushata ajrore e koalicionit të drejtuar nga SHBA në Raqqa ka sjellë humbje shokuese në jetë njerëzish. Koalicioni mbështet operacionet në terret të kurdëve dhe aleatëve arabë duke mundësuar që një formacion, Forcat Demokratike Siriane të fitojnë territor në perëndim, lindje dhe veri të Raqqas, i shpallur nga Shteti Islamik si kryeqytet I kalifatit.
Në flakë kulla 24 –katëshe në Londër, ka viktima
Një zjarr i madh përfshiu pas mesnate një godinë banimi 27 katëshe në Londer. Autoritetet thonë se brenda apartamenteve ka njerëz të bllokuar nga tymi e flaket. Raportohet për viktima, por ende nuk ka një bilanc zyrtar.
200 zjarrfikës dhe 40 mjete u stacionuan rreth kullës Grenfell por pa mundur ta shuajnë zjarrin që vazhdoi deri në mengjes. 30 persona mësohet se janë derguar në spital për ndihmë mjekësore. Dëshmitarët thanë se sistemi qendror i alarmit nuk ka funksionuar .