Çështja ruse, edhe zv. Presidenti amerikan Pence punëson një avokat
Çështja ruse kthehet në dhimbje koke për administratën Trump. Përfundimet e shërbimeve të inteligjencës amerikane thonë se rusët kanë interferuar në zgjedhje dhe për këtë ka hetime nga Kongresi dhe Departamenti i Drejtësisë në tagrin e këshilltarit special Robet Mueller. Ky i fundit që ka shërbyer edhe si ish-drejtor i Byrosë Federale të Hetimit, mbikëqyr hetimin për lidhje të mundshme, apo koordinim mes qeverisë ruse dhe njerëzve të caktuar në fushatën e Trump. Vetë presidenti amerikan ka punësuar një avokat, por edhe zv. Presidenti Mike Pence ka bërë të njëjtën gjë. Ai ka punësuar avokatin Richard Cullen, nga firma McGuireWoods i cili do ta ndihmojë Pence të përgjigjet ndaj hetimeve dhe pyetjeve të Mueller.
Reuters vë re diasa hollësi për avokatin e zgjedhur nga Pence: ai ka qenë një prokuror federal me lidhje të ngushta me James Comey, drejtori I FBI-së që u shkarkua nga Trump. Po kështu ai ka mbështetur kandidaturën e Jeb Bush gjatë fushatës në Partinë Republikane. Këto në aspektin politik. Cullen ka përfaqësuar Sepp Blatter në hetimin për korrupsion dhe deri më tani hetuesit amerikanë nuk kanë ngritur ndonjë akuzë, por edhe Tom DeLay, një republikan në Kongres që u hetua për korrupsion me lobistët por nuk u akuzua.
Problemi kryesor që ka vënë në vështirësi administratën është Mueller, një njeri I specializuar në fushën hetimore. Në vëmendje është vënë edhe marrëdhëniet e Jared Kushner, dhëndrit të Trump, aktualisht këshilltar në Shtëpinë e Bardhë. Po kështu këshilltari po heton nëse Trump ka tentuar të mbyllë apo mbulojë diçka, gjëra këto që marrin kuptim nga shkarkimi i papritur i James Comey. Në këtë kuadër do të pyeten edhe Prokurori i Përgjithshëm Jeff Seessions, që këshilloi largimin e Comey, zëvendëis i tij, Rod Rosenstein dhe ndoshta edhe vetë Trump. Nëse verifikohet se ka patur pengesa për veprimin e drejtësisë, atëherë mediat thonë se kjo do të shërbente si bazë për akuzë ndaj presidentit dhe hapjen e procedurave për shkarkimin e tij. Por kjo kërkon miratimin e Kongresit, ku Trump dominon.
http://www.reuters.com/article/us-usa-trump-russia-idUSKBN195385
Add new comment