Blloku Bota
Serbi, arrestohet mbi DYSHIME ish- kryelegalizuesi i Beogradit. Edhe i vëllai...Edhe gjashtë të tjerë
Mediat në Serbi raportojnë se në Serbi është arrestuar ish-sekretari i Sekretariatit të Beogradit për Legalizimin e Ndërtesave, Nemanja Stajiç. Urdhërin e ka dhënë Zyra e Prokurorit Publik mbi DYSHIMET e miratimit të legalizimit të dhjetëra ndërtesaave ilegale.
Po kështu është arrestuar edhe vëllai i Nemanjës, Novak. Edhe më tej: mbi urdhërat e Zyrës së Prokurorisë së Distriktit të Tretë në Beograd janë arrestuar gjashtë persona mbi DYSHIMIN E NDËRTIMIT pa leje.
Duhet marrëveshje e re bërthamore me Iranin
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, Rafael Grossi, ka deklaruar gjatë një konference për shtyp në Tokio se marrëveshja e vjetër bërthamore me Iranin duhet përditësuar.
Epilogu/Putin njofton pastrimin e rajonit të Kurskut
Presidenti rus Vladimir Putin ka njoftuar sot se trupat e Federatës Ruse kanë kaluar kufirin shtetëror me Ukrainën në rajonin e Kurskut. Putin ka folur gjatë një vizite në St. Petersburg duke shtuar se njësia e parë që ka bërë kalimin është brigada e 810 e këmbësorisë.
NATO mbetet ende karta më e fortë e negociimit të paqes apo armëpushimit në Ukrainë për SHBA
Dëmi është bërë tashmë: SHBA nuk është më një partner i besueshëm në Europë, aq sa siguria e kontinentit të shihet pazgjidhshmërisht me ish-aleatin atlantik. Veprimet e fundit të liderëve europianë, kanë vënë në lëvizje së paku impulsin e një organizimi fillestar për mbrojtjen e BE-së jashtë suazës së garancive të ushtrisë amerikane.
Rusia do të ndihmojë Iranin në programin bërthamor
Nisja e bisedimeve ruso-amerikane nê Riad ku do të tentohet fundi i luftës në Ukrainë nuk duket se përfaqëson një afrim të ri mes dy fuqive kryesore. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov është shprehur se Rusia do të ndihmojë Iranin të kapërcejë pengesat në programin e vet bërthamor.
Peskov ka vënë në dukje se bisedimet e 18 shkurtit nuk afektojnë objektivat e politikës së përgjithshme të Rusisë. Irani cilësohet si një shtet kundërshtar i ShBA dhe bllokimi i shndërrimit të tij në fuqi bërthamore ka qenë drejtim kryesor i politikës së jashtme amerikane në Lindjen e Mesme.
Erdogan, njeriu më i rrezikshëm sot, CIA dhe FBI do shkrihen
Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” Steve Bannon, që mund të quhet edhe ideologu i lëvizjes që sot tubohet pas trumpizmit ka hedhur dritë mbi disa prej vendimeve më provokuese të presidentit amerikan Trump.
Serbë të Bosnjes tubohen në Mitrovicë dhe kërcënojnë gazetarët opozitarë serbë
Ekipi I televizonit opozitar serb, N1, raportohet të jetë kërcënuar në Mitrovicë të Kosovës nga një grup serbësh që ishin tubuar aty me rastin e ditës së shtetit serb.
Pak më prë një burrë m’u afrua dhe më tha se mezi po prste të na vriste të gjithëve dhe na tha të shkojmë në Republikën Srpska dhe do ta shohim se çfarë do të ndodhë
citon media në fjalë, rerporteren Ksenja Pavkov.
Blerjet luksoze të Ajola Xoxës, ‘Imelda Marcos’ e Tiranës
Poshtërim publik i Europës, SHBA-Rusi-Ukrainë nisin bisedimet në Riad
“Politico” raporton se paqja dhe e ardhmja e Ukrainës do të nisin të diskutohen këto ditë në Arabinë Saudite. Sipas medias në fjalë, ekipi i presidentit të SHBA përbërë nga Mike Waltz, këshilltar për Sigurinë Kombëtare, Marco Rubio, Sekretar i Shtetit dhe Steve Witkoff, i Dërguar i Trump për Lindjen e Mesme. Mungon në listë, i Dërguari i Trump për bisedimet Rusi-Ukrainë, gjenerali në pension Keith Kellogg.
Europa duhet të rimendojë sigurinë e vet pas fundit të partneritetit transatlantik
Agjencia ruse e lajmeve “Tass” i ka lënë hapësirë sot pozitës së vështrië ku ndodhet Europa pas njoftimit se Donald Trump ka folur në telefon me presidentin rus Putin prej nga ku dilet shpejt në konkluzionin se paqja e imponuar në Ukrainë është opsion i afërt. Agjencia citonte p.sh ish-ambasadorin francez në SHBA, Gerard Araud sipas të cilit “amerikanët duan të dalin nga ky konflikt”. Më tej akoma, sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth bëri të qartë në Samitin e Brukselit se administrata aktuale e SHBA e cilëson Ukrain