Blloku Bota
Vuçiç flet për "precedentin e Kosovës" dhe sulmin e NATO-s mbi Serbinë që më 1999 nuk ekzistonte
Në një intervistë për revistën javore zvicerane “Weltwoche” presidenti serb, Aleksander Vuciç, ka folur për ato që i quan pasojat të precedentit të Kosovës. Pra, më saktë bombardimi i ish-Jugosllavisë nga NATO më 1999.
Trump hap derën për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë
Shtëpia e Bardhë njofton se ka arritur marrëveshje të pavarura me Ukrainën dhe Rusinë për sigurinë e lundrimit në Detin e Zi. Administrata amerikane ka folur për negociata teknike me të dyja vendet në Riad të Arabisë Saudite përmes të cilave është arritur edhe shmangia e përdorimit të anijeve lundurese tregtare për qëllime ushtarake.
Nisen 1 600 palestinezët e parë. Izraeli nis zbatimin e Zgjidhjes Finale në Gaza
Plani i Izraelit për lehtësimin e emigrimit vullnetar të palestinezëve nga Rripi i Gazas ka provokuar që nga fillimi i muajit mars, 1 600 të largua. 1000 kanë lënë tashmë vendin dhe 600 të tjerë pritet të nisen këtë javë. Plani i njoftuar dy muaj më herët ofron lehtësi doganore dhe transporti për ata që zgjedhin të ikin ndërkohë që Gaza është rrafshuara thuajse tërësisht nga forcat izraelite.
Ne po përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të zbatuar këtë vision dhe do të lehtësojmë largimin e çdo rezidenti të Gazas që kërkon të zhvendoset gjetkë
Marrëveshja me kurdët, çelësi i stabilitetit në Siri. Izraelit i intereson anarkia në Damask
Në një intervistë për gazetën “Kathimerini” studiuesi i njohur Olivier Roy shprehet se qeveria e re siriane mund të arrijë të imponohet nëse marrëveshja në fuqi me kurdët respektohet.
Nëse ajo funksionon regjimi mund të imponohet mbi alavitët dhe druzhet, dy forcat kryesore ushtarake. Për më tepër që alavitët nuk janë të bashkuar
shprehet ai.
A mund ta mbrojë BE-ja rendin ndërkombëtar?
Në një opinion në revistën “Spiegel”, Claus Kreß, profesor i ligjit penal dhe ndërkombëtar në universitetin e Këlnit në Gjermani, shkruan për cenimin e rendit ndërkombëtar nga dy fuqitë: Rusia dhe SHBA.
"Turqia, shtet i sundimit të ligjit. Mos bëni presion mbi gjyqësorin e pavarur!"
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, është ankuar së fundmi për korrupsionin e opozitës në bashkinë e Stambollit dhe madje i ka bërë thirrje kreut të partisë opozitare, Partisë Republikane Popullore, Ozgur Ozel, që të mos bëjë presion mbi gjyqësorin.
Turqia është një shtet i drejtuar nga sundimi i ligjit. Nëse keni kurajo lejoni demokracinë dhe ligjin të veprojë lirisht. Lejoni gjykatat të marrin vendimet pa presion
Rusia po na ndihmon kundër revolucionit me ngjyra
Zëvendëskryeministri serb Aleksander Vulin, ka deklaruar në një intervistë për median ruse, “Ria Novosti” se autoritetet ruse po ndihmojnë Beogradin zyrtar në kontrollin dhe shtypjen e protestive aktuale në Serbi.
U jam shumë mirënjohës shërbimeve ruse të sigurisë që na kanë mbështetur përherë në luftën tonë kundër revolucioneve me ngjyra, kryesisht me informacion
është shprehur Vulin.
"X" bllokon llogaritë e opozitarëve turq
Rrjeti social “X” i zotëruar nga Elon Musk, ka mbyllur llogaritë e figurave opozitare turke në kontekstin e protestive të nisura për arrestimin e liderit opozitar Ekrem Imamoglou. Sipas mediave të ndryshme, llogaritë e mbyllura u takojnë aktivistëve universitarë që ndajnë informacione mbi protestën, vendprotestat etj., e studenëtëve etj..
Anullohet shfaqja e filmit të Vuçiç për minierën e litiumit
Ndërsa në të gjithë Serbinë po protestohet kundër regjimit autoritar të Vuçiç, festivali belg i filmit "DOCVILLE" planifikon të shfaqë një film belg që promovon minierat e litiumit, i krijuar në dialog me këtë regjim. Një grup artistësh dhe akademikësh serbë i janë drejtuar këtij festivali me një letër të hapur, në të cilën i kërkojnë anulimin e shfaqjes së filmit, të cilin e shohin si një platformë përmes së cilës qeveria serbe mund të promovojë axhendën e saj.
Letra
Izraeli nuk do tërhiqet nga zonat tampon me Libanin
Kryeministri izraelit Beniamin Netanyahu ka urdhëuar sulme të reja në jug të Libanit, një vendim që vjen në sinkron me sulmet amerikane ndaj rebelëve jemenitë Houthi. Izraeli pretendon se ka identifikuar dispozitë ushtarakë të milicisë Shiite Hezbollah, një qëndrim që sipas kryeministrit libanez, Nawaf Salam përfaqëson një moment përshkallëzimi që mund të kthejë konfliktin në shkallë të gjerë.