Blloku Bota
Në prag skandali Huawei - PE. Në hetim 15 europarlamentarë
Policia belge ka mësyrë sot në mëngjes në rreth 21 rezidenca në vend në kuadër të një hetimi që raportohet se prek edhe Parlamentin Europian. Në qendër të skandalit të supozuar është kompania kineze “Huawei” dhe akuzat përfshijnë korrupsion, falsifikim, pastrim parash në Parlamentin Europian në përfitim të kompanisë kineze. Janë kontrolluar 21 rezidenca në Bruksel, Flandër, Valoni dhe në Portugali.
PE: Politika e Trump, kërcënim ekzistencial për BE-në
Parlamenti Europian ka miratuar sot një rezolutë përmes së cilës akuzon SHBA se kanë shantazhuar Ukrainën të pranojë armëpushimin e negociuar në Arabi.
Me 440 vota pro, nga të gjitha krahët e spektrit politik, ligjvënësit europianë vënë në dukje se me politikën e vet, SHBA ka shpërblyer Rusinë për pushtimin 3-vjeçar të Ukrainës, duke krijuar rrethanat objektive që tashmë BE-ja të cilësohet si aleati më i mirë i Ukrainës.
Greqia do të shpenzojë 25 miliardë euro për armatime deri më 2036-n
Greqia njofton se do të shpenzojë 25 miliardë euro për blerje armatimesh deri në vitin 2036. Blerjet përfshijnë nëndetëse të reja, satelitë, avionë, dronë. Gjithçka në kuadër të një plani 12 vjeçar që do të prezantohet në Parlament së shpejti.
Plani parashikon zhvillimin e një mburojë ajrore, pagesën për 20 avionë F-35, përmirësimin e avionëve F-16 në variantin “Viper” dhe të fregatave gjermane MEKO 200.
Mijëra në marshim drejt Beogradit për protestën e 15 marsit
Protesta kundër qeverisë dhe presidentit Aleksander Vuciç në Serbi ka marrë përmasa të paprecedenta. Të paktën për nga organizimi. Sot raportohet se me mijëra njerëz, studentë, gjimnazistë, mësues dhe njerëz të zakonshëm janë nisur nga disa qytete të vendit drejt Beogradit ku do të zhvillohet një protestë më 15 mars.
Demokracia liberale e ka një të ardhme
Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë mes Trump, zëvendëspresidentit të tij, J.D. Vance, dhe liderit ukrainas Zelensky, Anne Applebaum, historiane fituese e çmimit Pulitzer dhe bashkëpunëtore e revistës The Atlantic, thotë se "në atë dhomë u ndie prania e Putinit". Applebaum, në këtë intervistë të gjatë, thotë se Evropa duhet "të gjejë mënyra të reja për të jetuar në botën që një Amerikë shumë e ndryshme po fillon të krijojë".
Cila është e ardhmja e demokracisë liberale?
Mosbindja e vërtetë/Goditet me grusht ministri serb i Kulturës
Një person ende në kërkim raportohet se ka qëlluar ministrin serb të Kulturës, Nikolla Selankoviç në Beograd. Ministri i Brendshëm, Ivica Daçiç, ka deklaruar se me ndihmën e kamerave është duke u punuar për kapjen e personit.
Selankoviç nuk e njeh këtë individ…Pas incidentit Selankoviç mbërriti në Ministrinë e Brendshme me hundë të gjakosur
citohet Daciç.
Forcat siriane ekzekutojnë 340 civilë të pakicës alavite në Latakia
Siria e pas Bashar al Assadit duket se nuk e ka të lehtë rrugën drejt paqes sociale. Media të ndryshme raportojnë për përshkallëzim të një dhune që ka në bazë ndarjen fetare. Pas disa përleshjeve që besnikë të Assadit patën me forcat e sigurisë, këto të fundit raportohet se kanë vrarë rreth 340 pjesëtarë të pakicës alavite, prej nga ku vjen Assad. Sulmi u krye në Latakia, venddislokim edhei bazës detare ruse.
Përplasje Musk-Rubio
Miliarderi i teknologjisë dhe këshilltari i ngushtë i Trump, Elon Musk u përplas sot me Sekretarin amerikan të Shtetit Marco Rubio, gjatë një mbledhje të kabinetit të organizuar nga Presidenti Trump. Musk shpërtheu ndaj Rubios, duke kritikuar ish-senatorin se nuk kishte pushuar nga puna shumë nga punonjësit e DASH.
Trump njofton: I kam shkruar letër Ayatollahut Khamenei për negociata për çështjen bërthamore
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar së fundmi se ka kërkuar përmes një letre për liderin iranian, Ayatlloah Khamenei, negociimin e çështjes bërthamore. Ndonëse Ministria e Jashtme iraniane ka nënvizuar se nuk mund të negociohet në kushtet e presionit makismal, Trump ka vënë në dukje në një klip për Fox Bussines se:
500 000 trupa dhe akses në arsenalin bërthamor
Gara sapo ka nisur dhe sinjalet janë shqetësuese. Kryeministri polak, Donald Tusk, ka deklaruar se vendi i tij synon të krijojë një ushtri me 500 mijë trupa aktive dhe të marrë akses në bombën bërthamore.
Ne duhet të vetëdijësohemi se Polonia duhet të synojë për kapacitetet më modern, gjithashtu lidhur me armët bërthamore dhe armët moderne jokonvencionale. Kjo është jë garë për sigurinë, jo për luftën