Blloku Bota

Poshtërimi i dytë i Trump, Zelenskiy i thotë "Jo" marrëveshjes për mineralet

Postuar në 30 Mars, 2025 14:05

Ajo që nisi si një marsh triumfalist elektoral, mund të përfundojë në një marsh funebër për politikën e jashtme të presidentit amerikan Donald Trump. Nëse ky i fundit deklaronte se do ta mbyllte konfliktin për 24 orë, tani jo vetëm që konflikti nuk duket të ketë ndonjë fund, por Trump mori një shuplakë të dyfishtë: së pari në takimin me Zelenskiyn në Shtëpinë e Bardhë ku replikat u dhanë live, dhe së dyti tani kur presidenti ukrainas deklaronte se:

Vucic deklaron se Kurti ka mbëshetje të madhe në Perëndim

Postuar në 30 Mars, 2025 13:45

Në një deklaratë në televizionin publik serb, presidenti Aleksander Vucic u shpreh se njohja e Kosovës nga Kenia ishte rezultat i lobimit të fuqive perëndimore dhe Prishtinës. Sipas tij lobimi ka zgjatur 2 vjet e gjysmë ndërkohë që Serbia është përpjekur ta ndalë atë. 

Krijohet qeveria e re siriane

Postuar në 30 Mars, 2025 13:03

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa ka njoftuar krijimin e qeverisë së re siriane që sipas tij merr drejtimin e vendit në një periudhë të re në rrugën e tij drejt një të ardhmeje më rë mirë. Sharaa ka folur për një qeveri të ndërtimit dhe ndryshimit që do duhet të kryejë reforma.

Siguroj popullin e Sirisë se ne po nisim ndërtimin e një shteti të fortë dhe stabël që do të garantojë inetresat e kombit si të tërë dhe çdo qytetari

është shprehur ai.

Kryeministri kanadez: Marrëdhënia jonë e vjetër me SHBA ka mbaruar!

Postuar në 28 Mars, 2025 16:13

Duket se efekti Donald Trump po sjell ndryshime të paimagjiueshme më parë për nga natyra e faktorëve që i provokoi. Nuk ka patur asnjë arsye të besueshme apo të parashikueshme për një krizë të këtij niveli mes SHBA dhe Kanadasë, siç është kjo e sotshmja, por ka mjaftuar vetëm një seri deklarimesh nga presidenti amerikan dhe marrëdhëniet të rishikohen në mënyrë dramatike.

Jalta mbetet për Rusinë udhërrëfyes rendin ndërkombëtar

Postuar në 27 Mars, 2025 18:06

Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya ka deklaruar se Kremlini mbetet i angazhuar ndaj rendit të Jaltës që sipas tij flet për një botë multipolare. Nebenzya ka folur në Kongresin Ndërkombëtar Diplomatik dhe Shkencor, organizuar me rastin e 80-vjetorit të Konferencës.

Kurti: Më 2026-n, 1.08 miliardë euro për Mbrojtjen

Postuar në 26 Mars, 2025 18:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, citohet të jetë shprehur se vitin e ardhshëm vendi i tij do të rrisë shpenzimet ushtarake me 60%, një shifër mbinormale kjo që reflekton zhvillimet e reja në mjedisin e sigurisë. Në listën e blerjeve të reja përfshihen helikopterë “Black Hawk” si dhe ndërtimi i ente prodhuese të municionit.

Rutte kërcënon Rusinë për të përkëdhelur Trump

Postuar në 26 Mars, 2025 17:57

Sekretari i Përgjithshëm I NATO-s, Mark Rutte, ka zgjedhur të tundë një kambanë në veshët e Donald Trump, kur sot ka kërcënuar Rusinë se nëse sulmon Poloninë, NATO-ja do të përgjigjet në mënyrë shkatërrimtare. Gjatë një konference për shtyp me kryeministrin polak, Donald Tusk, Rutte, i njohur si pëshpëritësi i Donald Trump, për aftësinë e tij për të mikluar adoleshentin 81 vjeçar në krye të SHBA, ka deklaruar se:

Kenia njeh Kosovën

Postuar në 26 Mars, 2025 17:26

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur nga presidenti William Ruto, i cili tashmë është dorëzuar zyrtarisht në Presidencë. Lajmin e konfirmoi presidentja Vjosa Osmani të mërkurën, e cila e cilësoi këtë akt si dëshmi të fuqishme të mbështetjes së Kenias për lirinë, pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

Netanyahu del i larë nga krimet, pritet në Athinë

Postuar në 26 Mars, 2025 17:23

Urdhër arresti ndërkombëtar për kryeministrin izraelit Beniamin Netanyahu, i përfolur disa javë më parë se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Gjykata e Hagës. Agjencia “Reuters” citon disa burime pranë qeverisë greke, që flasin për një agjendë të ngjeshur bisedimesh mes të dy kryeministrave dhe mes të tjerave përfshihet edhe diskutimi për lidhjen kabllore të energjisë përmes projektit të IPTO.

Vuçiç flet për "precedentin e Kosovës" dhe sulmin e NATO-s mbi Serbinë që më 1999 nuk ekzistonte

Postuar në 25 Mars, 2025 20:42

Në një intervistë për revistën javore zvicerane “Weltwoche” presidenti serb, Aleksander Vuciç, ka folur për ato që i quan pasojat të precedentit të Kosovës. Pra, më saktë bombardimi i ish-Jugosllavisë nga NATO më 1999.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota