Kryeministri kanadez: Marrëdhënia jonë e vjetër me SHBA ka mbaruar!

Postuar në 28 Mars, 2025 16:13

Duket se efekti Donald Trump po sjell ndryshime të paimagjiueshme më parë për nga natyra e faktorëve që i provokoi. Nuk ka patur asnjë arsye të besueshme apo të parashikueshme për një krizë të këtij niveli mes SHBA dhe Kanadasë, siç është kjo e sotshmja, por ka mjaftuar vetëm një seri deklarimesh nga presidenti amerikan dhe marrëdhëniet të rishikohen në mënyrë dramatike.

Në një dalje për mediat pas takimit me ekzekutivin, kryeministri kanadez, Mark Carney, ka deklaruar qartë dhe hapur se marrëdhënia e deritanishmes mes të dyja vendeve, që kuptonte integrimin ekonomik dhe ushtarak, ka mbaruar.

Është e qartë se SHBA nuk janë më një partner i besueshëm. Është e mundshme që me negociata përfshirëse ne mund të rivendosim një element besimi, por nuk ka për të patur kthim pas. Ka ende për të bërë dhe kjo është arsyeja pse kam zgjedhur të shkoj në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar, dy partnerë të besueshëm për një kohë të gjatë, miq dhe aleatë të Kanadasë

tha ai.

Kjo është goditja e parë serioze në imazhin e SHBA pas ardhjes në detyrë të Donald Trump. Kanadaja ka qenë aleate që asnjëherë nuk ka nxjerrë probleme me SHBA dhe nuk ka qenë kundër politikave të saj. Është e vështirë në çdo rast që të imagjinohet zbatimi i politikës amerikane në Arktik pa njohur interesat e Kanadasë, çka nënkupton se në një mënyrë apo tjetër politika amerikane është e paqartë.

Po kështu Carney ka bërë të qartë se Otava do të shohë gjetkë për marrëdhëniet tregtare nisur nga tarifat që janë aplikuar nga SHBA.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.