Blloku Bota

Erdogan paralajmëron goditjen e kurdëve peshmerga: Nuk do lejojmë ndarjen e Sirisë

Postuar në 19 Janar, 2025 15:38

Ne kemi zero tolerancë veçanërisht për organizatën terroriste YPG që aktualisht kontrollon 1/3-ën e Sirisë. Së shpejti do të hedhim hapa që ta zgjidhim njëherë e mirë këtë çështje

Polonezkoy, trashëgimia polake e Stambollit, drejt zhbërjes

Postuar në 19 Janar, 2025 15:12

Lagjia polake e Stambollit është duke u shuar. E krijuar më 1842 nga imigrantë polakë nën patronazhin e princit Adam Jerzy Czartoryski, lagja që mori emrin “Polonezkoy” lulëzoi si një qendër kulturore e polakëve të larguar nga vendi. Por tashmë, pjesa më e madhe, në mos shumica dërrmuese kanë ikur, kryesisht në Poloni.

Jam një ndër nënat e fundit të brezit të gjashtë këtu. Djemtë e mi përfaqësojnë brezin e fundit të polakëve në Polonezkoy. Po bëjmë çmos të ruajmë kulturën tonë, të rrisim fëmijët dhe të vazhdojmë jetën këtu sa të mundemi

Europa po shkon drejt krizës energjetike

Postuar në 18 Janar, 2025 19:03

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, e ka cilësuar situatën e fundit energjetike në Europë, si alarmante. Sipas tij aktualisht vendimet e Ukrainës për të ndërprerë tranzitin e gazit rus, përafrojnë një krizë energjetike.

Në ditët e fundit janë raportuar zhvillime alarmuese në fushën e furnizimit me energji të Europës. Ukrainasit bllokuan gazsjellësin që ushqen Hungarinë me gaz, ndërkohë që administrata amerikane ka vendosur sanksione që kanë provokuar rritje të çmimeve të energjisë në Europë. Europa po shkon drejt një krize energjetike

Marrëveshja e Gaza-s erdhi nga presioni i Trump mbi Izraelin

Postuar në 17 Janar, 2025 18:02

Kush e diktoi marrëveshjen e re mes Izraelit dhe HAMAS-it?

Në SHBA ka një lloj gare për të marrë meritat e kësaj që u arrit. Presidenti i zgjedhur Donald Trump, ka rendur të deklarojë se ishin qëndrimet e tij që përshpejtuan e madje detyruan HAMAS-in të ulet në negociata, ku pika kyçe ishin pengjet.

Rusia dhe Irani firmosin traktat të partneritetit strategjik

Postuar në 17 Janar, 2025 13:39

Rusia dhe Irani firmosin sot Traktatin e Partneritetit Strategjik Gjithpërfshirës që sipas njoftimeve mediatike do t’i japin një shtysë të re bashkëpunimit në të gjitha fushat. Në këtë kuadër, presidenti Iranian, Massoud Pezeshkian ka udhëtuar drejt Moskës ku është takuar me homologun e vet Vladimir Putin. Vetë fakti i firmosjes në Kremlin flet për raportet e forcës mes dy vendeve, sidomos pas humbjeve strategjike masive të Iranit në Lindjen e Mesme: Siri, Liban, Gaza.

Marrëveshje 100-vjeçare mbrojtjeje Britani e Madhe-Ukrainë

Postuar në 16 Janar, 2025 22:45

Kryeministri britanik Keir Starmer ka firmosur një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në atë që Associated Press e quan “pjesë e një shoë europian të mbështetjes dhe premtimeve për të ndihmuar Ukrainën që të përballë Rusinë”.

Ne jemi me ju jo vetëm sot apo nesër, këtë vit apo tjetrin, por për 100 vjet – shumë më pas sesa kjo luftë e tmerrshme të ketë mbaruar dhe Ukrainë të jetë e lirë dhe e begatë sërish

Saksoni, një neonazist i dënuar ndryshon gjininë për të vuajtur dënimin në burgun e grave

Postuar në 16 Janar, 2025 19:57

Sven Liebich, një neonazist nga Saksonia, i dënuar me 18 muaj burg për nxitje të urrejtjes dhe shpifje, ka ndryshuar gjininë dhe emrin në një akt që shihet si përpjekje për të ndryshuar destiacionin e vuajtjes së dënimit. Media të ndryshme në Europë referojnë rastin që ka bërë një farë përshtypje për shkak të llojit të mbrojtjes së ndërmarrë nga i dënuari.

I shfaqur me një mjekër pak më të gjatë, Liebich citohet të jetë shprehur se:

Kam frikë nga diskriminimi

Mesazhi i fundit i Biden: Oligarkia tekno-industriale po kërcënon Lirinë tonë

Postuar në 16 Janar, 2025 19:20

Mesa duket demokracia siç e njohëm në këto tri dekada, po shkon drejt fundit. Edhe në SHBA, një vend që ka krijuar mitet për veten, të veçanësisë dhe të triumfit të të drejtave, tanimë po flitet për herë të dytë në nivelin më të lartë politik për një kërcënim ekzistencial për gjendjen e lirive.

Presidenti serb zgjedh forcën përkundrejt opozitës

Postuar në 15 Janar, 2025 19:35

Në Serbi është duke u konsumuar një krizë politike nervish në krye të të cilës qëndron figura e Aleksander Vucic. Pak ditë pasi një organizatë publikoi sondazhin se presidenti i vendit nuk ka shumicën, partia e tij, SNS ka ndërmarrë nismën e firmosjes për zhvillimin e një referendumi këshillimor për të afirmuar shumicën krah tij.

Ja 100 firmat tona. Po presim për 67 firmat e opozitës

ka deklaruar kryetarja e Parlamentit, Ana Brnabiç.

Mitostakis propozon kreun e Parlamentit, Tasoulas, për president të Greqisë

Postuar në 15 Janar, 2025 17:58

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, ka propozuar kreun e Parlamentit, Konstantinos Tasoulas si kandidaturë për president të vendit.

Në cilësinë edhe të drejtuesit faktik të Demokracisë së Re, Mitsotakis, ka vlerësuar Tasoulas si një figurë që unifikon dhe dëshmi për këtë është “zgjedhja e tij për tri herë në krye të Parlamentit me shumicën më të madhe që nga koha e Diktaturës”.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota