Presidenti serb zgjedh forcën përkundrejt opozitës
Në Serbi është duke u konsumuar një krizë politike nervish në krye të të cilës qëndron figura e Aleksander Vucic. Pak ditë pasi një organizatë publikoi sondazhin se presidenti i vendit nuk ka shumicën, partia e tij, SNS ka ndërmarrë nismën e firmosjes për zhvillimin e një referendumi këshillimor për të afirmuar shumicën krah tij.
Ja 100 firmat tona. Po presim për 67 firmat e opozitës
ka deklaruar kryetarja e Parlamentit, Ana Brnabiç.
Qëndrimi në fjalë sugjeron se Vucic po shkon drejt zgjidhjes së krizës me instrumenta të forcës politike dhe juridike. Ajo çfarë është problematike lidhet me rolin e tij si përfaqësues i unitetit në një vend që supozohet të jetë Republikë, ndërkohë që edhe kryetarja e Parlamentit shfaqet në pozitat e një personi nga ata që shohim përditë edhe në Shqipëri.
Mund të duket si teorike, por dështimi i demokracisë nis pikërisht nga fitoret juridike dhe instrumentalizimi zgjidhjeve që ofrohen nga sistemi që nuk shkëputet dot nga aspekti moral. Kur themi që presidenit përfaqëson unitetin, nuk ka sesi të mendohet se uniteti afirmohet me shupakat e një shumice, kështu që sjellja e presidentit serb është asgjë më shumë sesa përsëritja e një modeli të pandërprerë në rajon por tashmë edhe më gjerë, e që është asgjë më shumë sesa një lloj çezarizmi kushtetues që po shkreton debatin publik në një pjesë të madhe të vendeve.
Add new comment