Mesazhi i fundit i Biden: Oligarkia tekno-industriale po kërcënon Lirinë tonë
Mesa duket demokracia siç e njohëm në këto tri dekada, po shkon drejt fundit. Edhe në SHBA, një vend që ka krijuar mitet për veten, të veçanësisë dhe të triumfit të të drejtave, tanimë po flitet për herë të dytë në nivelin më të lartë politik për një kërcënim ekzistencial për gjendjen e lirive.
Presidenti në ikje, Joe Biden, ka folur për një “oligarki që po formohet në SHBA”, e tillë që ka “pasuri të jashtëzakonshme, pushtet dhe ndikim” dhe që sipas tij “kërcënon realisht të gjithë demokracinë tonë, të drejtat tona bazë dhe lirinë”.
Ai ka folur për një “kompleks tekno-industrial” që po mer pushtet të pakontrolluar në një Amerikë ku shumëçka është në lojë. Biden ka folur për çështjet e klimës, për një ortek dizinformacioni dhe keqinformacioni që mundëson abuzimin me pushtetin. Ky është mesazhi i dytë për demokracinë në këtë nivel pas vizitës në mbylljje të presidencës nga Obama, që zgjodhi Athinën dhe Akropolin si përkujtesë për demokracinë.
Add new comment