Erdogan paralajmëron goditjen e kurdëve peshmerga: Nuk do lejojmë ndarjen e Sirisë
Ne kemi zero tolerancë veçanërisht për organizatën terroriste YPG që aktualisht kontrollon 1/3-ën e Sirisë. Së shpejti do të hedhim hapa që ta zgjidhim njëherë e mirë këtë çështje
Kështu është shprehur në një takim me përfaqësues të partisë së tij, “Drejtësi dhe Zhvillim” presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Nuk është e qartë se çfarë ka ndërmend Erdogan, kundër një lëvizjeje dhe organizate kurde që mbështetet nga SHBA, që lufton kundër ISIS dhe menaxhon burgjet ku mbahen 10 000 të burgosur islamikë.
Turqia ka kërkuar nga SHBA që të mbështesë administratën e re siriane të drejtuar nga islamikë të Al Nusra për t’i dhënë fund përçarjes në Siri, e kështu edhe çështjes kurde.
Qoftë duke i çarmatosur, qoftë duke eleminuar, ne jemi të vendosur të parandalojmë zbatimin e skenarëve të rinj kundër Sirisë
ka thënë Edrdogan.
Ai ka aluduar për mundësinë e ndarjes së Sirisë, ku çështja kurde do të merrte më në fund njohjen ndërkombëtare duke përfaqësuar një goditje gjeopolitike për Turqinë që aktualisht ka imponuar kontroll mbi vendin arab pas ikjes së Assad.
Add new comment