Saksoni, një neonazist i dënuar ndryshon gjininë për të vuajtur dënimin në burgun e grave
Sven Liebich, një neonazist nga Saksonia, i dënuar me 18 muaj burg për nxitje të urrejtjes dhe shpifje, ka ndryshuar gjininë dhe emrin në një akt që shihet si përpjekje për të ndryshuar destiacionin e vuajtjes së dënimit. Media të ndryshme në Europë referojnë rastin që ka bërë një farë përshtypje për shkak të llojit të mbrojtjes së ndërmarrë nga i dënuari.
I shfaqur me një mjekër pak më të gjatë, Liebich citohet të jetë shprehur se:
Kam frikë nga diskriminimi
Diçka groteske nëse konsideron se diskriminimi është baza e predikimit neonazist. Ndryshimi i gjinisë interpretohet se lidhet me rregullat e reja në Gjermani, sipas të cilave gjinia vetë-përcaktohet çka lejon për rrjedhojë që njerëzit të ndryshojnë emrin e parë dhe gjininë në dokumentet zyrtare. Liebich pretendon të mbahet në një burg femrash, por një gjë e tillë ha diskutim.
Zëdhënësi i regjistrit Federal gjerman penal, citohet të jetë shprehur se:
Personi fizik legal mbetet. Një ndryshim në gjendjen e statusit civil ka rëndësi dytësore
Diskutime të tilla u ngritën edhe me rastin e pjesëmarrjes së sportistëve me gjini të ndryshuar në Olimpiadë, pasi lidhet jo vetëm me një aspekt etik, por edhe me performancën. Liebich është një neonazist i njohur në Saksoni dhe një ndër organiztorët e “Montagsdemo”, demonstrim javor i të djathtës ekstreme.
Add new comment