Rusia dhe Irani firmosin traktat të partneritetit strategjik
Rusia dhe Irani firmosin sot Traktatin e Partneritetit Strategjik Gjithpërfshirës që sipas njoftimeve mediatike do t’i japin një shtysë të re bashkëpunimit në të gjitha fushat. Në këtë kuadër, presidenti Iranian, Massoud Pezeshkian ka udhëtuar drejt Moskës ku është takuar me homologun e vet Vladimir Putin. Vetë fakti i firmosjes në Kremlin flet për raportet e forcës mes dy vendeve, sidomos pas humbjeve strategjike masive të Iranit në Lindjen e Mesme: Siri, Liban, Gaza.
Vizita juaj sot ka domethënie të veçantë, për shkak se jo vetëm do të kemi një mundësi për të diskutuar të gjitha fushat të bashkëpunimit tonë, por po ashtu do të firmosim një traktat madhor mes Rusisë dhe Iranit
ka thënë Putin.
Irani është cilësuar si një ndër partnerët më jetikë të Rusisë në luftën në Ukrainë me furnizmin e dronëve të vet.
Add new comment