Blloku Bota

Mikhail Kavelashvili zgjidhet president i Gjeorgjisë

Postuar në 14 Dhjetor, 2024 12:52

Ditën e shtunë, 14 dhjetor, Gjeorgjia i është drejtuar zgjedhjeve presidenciale ku kandidonte vetëm një emër: Mikhail Kavelashvili, ish-futbollist dhe ish-deputet i partisë “Ëndrra Gjeorgjiane – Gjeorgjia Demokratike”. Që edhe është zgjedhur me 224 vota pro. 

Për herë të parë presidenti do të zgjidhet nga një kolegj elektoral dhe jo nga një votë popullore, ndërkohë që opozita gjeorgjiane nuk ka njohur rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të tetorit të këtij viti.

Turqia po zgjeron pretendimet ndaj Greqisë

Postuar në 13 Dhjetor, 2024 19:19

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, deklaroi gjatë një fjalimi në konferencënn: “Era post-juntë, 1974-2024: 50 vjet të politikës së jashtme greke” se Turqia po zgjeron pretendimet e veta ndaj Greqisë.

Gradualisht Turqia po zgjeron listën e saj të kërkesave ndaj atdheut tonë. Ndonëse dialogu me Turqinë është i domosdoshëm, duhet të refuzohet përherë aspekti i papranueshëm i pozicioneve turke, siç është kërcënimin me casus belli

Ministri i Jashtëm hungarez: Zelensky refuzoi armëpushimin e përkohshëm

Postuar në 12 Dhjetor, 2024 19:06

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, ka deklaruar se Kievi zyrtar ka refuzuar një marrëveshje armëpushimi me Rusinë, propozuar nga Budapesti së fundmi. Lajmi raportohet nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve, “Tass” sipas të cilës Szijjarto ka komunikuar në telefon me homologun rus, Lavrov.

Serbia është nën presionin e luftës hibride

Postuar në 12 Dhjetor, 2024 16:18

Edhe Serbia ndodhet nën presionin e një lufte hibride. Të paktën kështu deklaron ministri i Brendshëm Ivica Daçiç, që në një intervistë për  televizionin shtetëror serb ka deklaruar se protestat që vazhdojnë tashmë nuk kanë lidhje me kërkesat e parashtruara.

Të gjitha kërkesat e studentëve për rindërtimin e stacionit në Novi Sad janë përmbushur. Të gjithë të ndaluarit gjatë protestave janë lëshuar dhe financimi i universiteteve është rritur me 20%

Digjet mauzoleumi i Hafëz al-Assad në Qardaha

Postuar në 11 Dhjetor, 2024 16:22

Rebelët sirianë të grupit që tashmë ka pushtetin kryesor në Siri, Hayat Tahrir al-Sham, kanë djegur varrin e babait të Bashar al-Assad në Damask.

Nuk iki si Assad. Do jem në Serbi deri në fund!

Postuar në 11 Dhjetor, 2024 14:55

Jam gjallë. Kam jetuar gjithë jetën time këtu në Serbi, mirënjohës ndaj Serbisë dhe do të qëndroj këtu, në një vend të cilit i përkas dhe ku do të mbetem deri në fund. Do të luftoj për Serbinë dhe do t’i shërbej vetëm popullit tim serb dhe të gjithë qytetarëve të tjerë të Serbisë, nuk do t’u shërbej kurrë të huajve, atyre që kërkojnë të poshtërojnë, shkatërrojnë dhe çojnë në disfatë Serbinë

Rusia e kreu misionin e vet në Siri. Situata e sotme, përgjegjësi e Assad

Postuar në 11 Dhjetor, 2024 14:45

Rusia duket se ka hequr dorë nga karta “Assad” në Siri. Në një prononcim të vetin, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, është shprehur se stabilizimi i situatës në Siri pas vitit 2015 ka qenë i qeverisë siriane.

Turqia e tradhëtoi Rusinë në Siri. Nuk do ta harrojmë, por Erdogan bëri një gabim strategjik

Postuar në 10 Dhjetor, 2024 15:10

Ngjarjet e Sirisë të këtyre ditëve u panë si një goditje për ndikimin dhe imazhin e Rusisë. Në lojë thuhet se kanë hyrë turqit, ndonëse presidenti Erdogan është shprehur i rezervuar në shpalosjen e skenarëve që mund të vihen në veprim, për t’u mjaftuar vetëm me konstatimin se:

Në Siri ka tashmë një realitet të ri politik

Rusia po shkon drejt fundit të Operacionit Ushtarak në Ukrainë

Postuar në 10 Dhjetor, 2024 10:40

Kreu i zbulimit rus, Sergey Naryshkin ka deklaruar në një intervistë për revistën “Razvedchik” se Rusia është duke përfunduar operacionin ushtarak në Ukrainë. 

Situata në front nuk është në favorin e Kievit. Ne kemi iniciativën në të gjitha zonat dhe jemi afër arritjes së objektivave tona, ndërkohë që forcat ukrainase janë në prag të kolapsit dhe regjimi i Zelensky ka humbur legjitimitetin e vet krahas aftësisë për marrëveshje

110 të vrarë në Haiti si të dyshuar për shtregoneri

Postuar në 09 Dhjetor, 2024 17:27

Bandat haitiane kanë masakruar të paktën 110 persona nën akuzën e shtregonerisë. Ngjarja ka ndodhur gjatë fundjavës në Cite Soleil dhe objektiv kanë qenë të moshuar që sipas liderit të bandës Viv Ansam, Monel “Mikano” Felix, i shkaktonin sëmundje fëmijës së vet.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Bota