Rusia po shkon drejt fundit të Operacionit Ushtarak në Ukrainë

Postuar në 10 Dhjetor, 2024 10:40

Kreu i zbulimit rus, Sergey Naryshkin ka deklaruar në një intervistë për revistën “Razvedchik” se Rusia është duke përfunduar operacionin ushtarak në Ukrainë. 

Situata në front nuk është në favorin e Kievit. Ne kemi iniciativën në të gjitha zonat dhe jemi afër arritjes së objektivave tona, ndërkohë që forcat ukrainase janë në prag të kolapsit dhe regjimi i Zelensky ka humbur legjitimitetin e vet krahas aftësisë për marrëveshje

ka thënë ai. 
Naryshkin ka zbuluar interpretimin rus të objektivave perëndimore në Ukrainë që në herët nga ministri i Jashtëm Lavrov është artikuluar si objektivi i disfatës strategjike të Rusisë. 

Synimi strategjik i Perëndimit në konfliktin në Ukrainë ishte shumë i qartë: të impononte një luftë llogoreje në mënyrë që të përçante Rusinë dhe të krijonte kushtet për një “revolucion me ngjyrë”. Thënë kjo ata do të luftojnë deri në ukrainasin e fundit dhe kur të mos ketë më ukrainas, do vazhdojnë me balltikasit, europianolindorët, gjermanët do të detyrohen të bashkohen në luftë kundër ‘ariut të frikshëm rus’.

Fuqitë globaliste kanë tashmë teknologjitë që duhet për të bërë shpëlarje truri të njerëzve të zakonshën dhe të presojnë elitat lokale 

ka shtuar ai.
Sipas tij përshkallëzimi i mëtejshëm i tensioneve do të sjellë mposhtjen e Perëndimit, një mesazh ky me gjasë për administratën e re amerikane. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.